E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëzohet në gjykatë dosja për pedagogun e Akademisë së Rendit

04/02/2005  Prokurori Eljo Mazreku ka depozituar dje në gjykatë dosjen penale me të dhënat kundër pedagogut të Akademisë së Rendit, Arqile Naska. Akuza e formuluar ndaj profesorit është mitmarrje. Kundër tij është prova e studentit Alket Zeneli, i cili, pasi ka biseduar më parë me profesorin ka kërkuar ndihmën e SHKB-së. Ai është kapur në flagrancë, duke marrë 100 dollarë për kalimin e studentit. Ndërsa prokurori tha se kundër profesorit ka patur edhe ankesa të tjera, madje i është dhënë një vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna. Avokati që mbron interesat e të pandehurit Sajmir Visha, tha dje se gjithçka ëhstë një montim. Sipas tij, profesori Naska ka një karrierë 25-vjeçare në detyrë, është shumë i aftë dhe studenti Zeneli nuk ka bërë gjë tjetër, por ka luajtur rolin e agjentit të SHKB-së. Sipas avokatit, studenti që ka kryer këtë veprim figuron të ketë qenë person me precedent penal. Visha tha se, vitin që kaloi, Zeneli është arrestuar me armë pa leje dhe çështja e tij është mbyllur. Më tej, Visha tha se ky student është i vetmi që ka bërë ankesë. Prokurori Mazreku pohoi se studentë të tjerë kanë thënë se kanë patur raste, por nuk i kanë saktësuar ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›