E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinas, bllokohet klandestini

04/02/2005  Inspektorët e antikrimit ekonomiko-financiar vënë në pranga një klandestin shqiptar. Arrestimi i Gamir Golemit u krye në aeroportin e Rinasit, mbrëmjen e së mërkurës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se 29-vjeçari u bllokua, pasi u konstatua se ai kishte në përdorim një dëshmi aftësie drejtimi ndërkombëtare të falsifikuar. Klandestini nga Lushnja nuk ka qenë dënuar ndonjëherë më parë nga togat e zeza. Materialet iu dërguan akuzës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›