E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorina vihet në lojë

Mëngjesi me rrenga shijon më shumë, të paktën për Olsin, që gjen si viktimë të tij Dorinën. Ajo, në fakt, e ngacmon vetë kur e sheh që ai po bën mëngjes për vete, duke i thënë të bëjë edhe për atë. Olsi e pyet sesi e ha vezën ajo dhe duke u tallur thotë se ai për vete e ha me sheqer.
Ajo rri e kërcen rreth Olsit në mëngjes, ndërsa ai gatuan, derisa duke kërcyer Dorina ikën të bëjë një dush. Olsi përfiton nga mungesa e saj dhe i hedh vezës sheqer dhe piper. Vjen Poli dhe ai i pëshpërit shakanë që ka përgatitur për Dorinën.
Ata të dy imagjinojnë se si do të reagojë Dorina dhe e imitojnë stilin e saj të të folurit dhe të gjestikulacionit. Çunat mezi presin të shohin se çfarë do të ndodhë.

Shakaja

Në shakanë e Olsit marrin pjesë edhe Astriti dhe Romina, të cilët vijnë në kuzhinë për të ngrënë mëngjes dhe Olsi u tregon se çfarë ka përgatitur. Imagjinata e Olsit ngacmohet më tej dhe mendon që është më mirë t‘i hedhë edhe qumështit kripë. Astriti, Romina dhe Poli qeshin me entuziazmin e Olsit për t‘i bërë këtë shaka Dorinës.
Ai u thotë të tjerëve se Dorina, duke qenë tip i ndrojtur, do të bëjë sikur i pëlqen mëngjesi dhe madje pret ta komplimentojë.
Ai mendon t‘i hedhë edhe reçel pjatës, duke thënë se ashtu është mësuar t‘ia bëjë mëngjesin Noçes.
Vjen Dorina.
Ajo e pyet nëse e ka bërë omletën me sheqer ashtu siç i tha në fillim dhe Olsi i përgjigjet se "nuk i bën ashtu gjërash". Pastaj Dorina komenton se Olsi i paska bërë një mëngjes "shumë të varfër", por, gjithsesi, nga insistimi i Olsit e provon.
Ajo e kupton që veza është me sheqer dhe i thotë se ai paska ngatërruar vezën e tij me të sajën. Ai i çon një vezë tjetër me kripë dhe i thotë se atë të parën e kishte ngatërruar dhe padashje i kishte hedhur sheqer.
Këtu Dorina bindet pak, edhe pse veza e dytë i ngjan e mirë. Problemi për të lind kur pi qumështin, që Olsi e ka mbytur në kripë. Pështjellima që i shkakton shija e bën të çohet nga tavolina dhe të kërkojë ta pështyjë, ndërsa të tjerët janë duke qeshur. Dorina e kap Olsin për bluze dhe e nxjerr gjithë qumështin te bluza që ai ka veshur, që fatkeqësisht është e Rominës.
Të gjithë qeshin me Olsin, që heq bluzën dhe e lë afër koshit të plehrave. Ai i thotë Dorinës se ajo qenka person shumë i çuditshëm, që e pika qumështin me sheqer.

box

Qeshin

Koha e paradites kalon e qetë dhe pa ndërlikime. Kjo është një ditë e ngrohtë pranvere dhe banorët ankohen që është bërë shumë vapë. Ka disa episode që i bëjnë banorët të gajasen nga të qeshurat.
E para është Dorina, e cila po vihet në lojë për sjelljet e saj, që banorët i gjykojnë si prej kokete. Ajo u tregon se modelin e flokëve e ka ndryshuar përpara se të hynte në shtëpi, diçka që ishte dyshuar nga Olsi. Të tjerët qeshin, sepse fjalët e Olsit po dalin. Dorina nuk e kupton akoma lojën.
Najada e ngacmon Olsin që ai mos të flejë dhe nuk e lë rehat. Për t‘ia kthyer, Olsi e fut Najadën në dollap dhe e mbyll aty. Romina dhe Olsi qeshin me Najadën që i bie dollapit me grusht nga brenda. Ai e nxjerr më pas, por Najada nuk e lë rehat, kështu që ai ia lidh duart dhe e hedh në krevat përsëri. Romina kënaqet gjithashtu me këtë skenë, ndërsa Bigu ndjek çiftin që rrinë të përqafuar..

Box

Banorët mendojnë fundin e "Big Brother"

Najada, Astriti dhe Arbri flasin për jetën brenda shtëpisë dhe kur të largohen prej saj. Arbri imagjinon se çfarë do të bëhet me katërshen finale. Ai supozon që në fillim do të eliminohet banori i parë dhe i dytë, pastaj të tretit dhe të katërtit do t‘i komunikohet fituesi. Arbri kujton ditëlindjen e Mardiolës kur i bënë surprizën me fishekzjarre. Ata imagjinojnë se si mund të bëhet festa e mbrëmjes finale. Arbri mendon se kur të dalin nga shtëpia, edhe mund ta ruajnë miqësinë, por do të ketë përsëri inate mes banorëve për arsye të kandidimeve. Najada e mbështet mendimin e Arbrit, duke thënë se nuk premton ta mbajë shoqërinë me të gjithë, ajo do të mbajë shoqëri vetëm me ata që ajo dëshiron dhe me kë i hahet muhabeti. Najada shton se ka krijuar një përshtypje për të gjithë në shtëpi. Arbri shton se megjithëse mund të ketë konsideruar shok ndonjë, pikërisht ai mund të ketë thënë ndonjë gjë dhe kur ta dëgjojnë pasi të dalin jashtë të mbetet qejfi dhe mund të mbetesh keq. Megjithatë, ai nuk përjashton faktin për thashethemet që bëhen brenda shtëpisë. Astriti duket se nuk është plotësisht dakord me të tjerët, ai thotë se të jetë kush të jetë dhe të ketë thënë çfarëdolloj gjëje do ta pijë një kafe me të gjithë. Arbri me Najadën nuk janë dakord me atë që thotë Astriti, duke thënë se ai nuk di gjë se çfarë mund të jetë thënë për të prapa krahëve. Megjithatë, për mirësjellje do të takohen me të gjithë. Arbri thekson faktin se ata shikohen 24 orë në 24 dhe vetë ata mund të shohin vetëm 40% të ngjarjeve, ndërsa teleshikuesit që votojnë dinë më shumë rreth tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›