Reforma zgjedhore, KQZ drejt formatimit PS-PD
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t‘i rikthehet skemës dypolare. Pas kalimit në sistemin proporcional rajonal që tkurr partitë e vogla, dy forcat e mëdha kanë filluar të mendojnë për më tutje. Burime nga Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore sqarojnë se institucioni i zgjedhjeve mund të kalojë në sistemin 3,3,1. Duke qenë gjithashtu një organ jo i përhershëm, puna e të cilit sanksionohet në Kodin Zgjedhor.
Skema
Heqja e kapitullit 12 nga Kushtetuta krijon mundësinë që puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të rregullohet vetëm përmes Kodit Zgjedhor. Burimet sqarojnë se pritet të hidhet ideja e riformatimit të këtij institucioni në tërësi. Kjo duke vendosur një formulë të re përfaqësimi të përcaktuar në "librin e zgjedhjeve". Është menduar që Parlamenti të ndërpresë mandatin e nëntë anëtarëve aktualë, duke i dhënë jetë kësaj skeme. Ajo nënkupton zgjedhjen e tre anëtarëve si propozime të partisë kryesore të minorancës dhe tre të tjerë nga partia kryesore e shumicës parlamentare. Anëtari i shtatë mendohet t‘i lihet si e drejtë caktimi Presidentit të Republikës. Përmes kritereve do të synohet që kandidatët të mos kenë qenë anëtarë partie dhe me angazhim politik. Një paketë e tillë do të kërkojë 84 vota për të kaluar në Parlament. Shifra që dy partitë kryesore i arrijnë pa problem, duke pasur parasysh ndryshimin e Kushtetutës me 115 vota. Paçka se votat nuk do të jetë e vështirë të sigurohen, pritet që një opsion i tillë të ngjallë reagime të ashpra nga partitë e vogla. Aktualisht komisioni drejtohet nga Çlirim Gjata (PD), ndërsa anëtarë që kanë ardhur si propozime të së djathtës janë: Dodë Prenga, Klement Zguri, Arben Ristani (PR) dhe Shkëlqim Hysi (PDK). Nga krahu tjetër përfaqësuesit e ardhur si propozime të së majtës janë: Flamur Çato, Fatmir Kumbaro, Dëshira Subashi dhe Genti Shala (LSI).
Modeli
Me atë çka përcaktonte Kushtetuta e pandryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte një organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet ashtu sikurse shpall rezultatet e tyre. Komisioni përbëhej nga 9 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7-vjeçar. Katër anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përtërihej çdo tre vjet, sipas procedurës së përcaktuar me ligj. Ndërsa anëtarësia në komision nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe politike. Subjektet elektorale kanë të drejtën të caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë komisionit, por ata nuk kanë të drejtë vote. Anëtari i komisionit gëzonte imunitetin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, ndërsa kishte buxhetin e vet.