Dosja “Gërdeci”, në hetim dhe ushtarakët e nivelit të dytë
Hetimi i abuzimeve në Ministrinë e Mbrojtjes është ndarë në pesë dosje. Çfarë po “gatuan” grupi hetimor në Prokurorinë e Përgjithshme
Habjon Hasani
Tiranë - Të paktën 13 ushtarakë të nivelit të dytë janë në vëmendjen e Prokurorisë së Përgjithshme, në kuadër të hetimit të shkeljeve që sollën dhe shpërthimin në Gërdec. Kjo është një dosje tërësisht e veçuar dhe këta ushtarakë aktualisht janë në hetim për shpërdorim detyre dhe favorizim. Nga praktika që kanë hetuar prokurorët kanë lindur dyshime se procesi i demontimit është paraprirë nga një sërë shkeljesh ligjore, që fillon që me procesin e nxjerrjes së municioneve nga depot e deri te survejimi i munguar i procesit të demontimit. Dosja është e veçuar, ndërsa gjithë hetimi i kryer nga organi i akuzës në Ministrinë e Mbrojtjes është ndarë në pesë dosje. Dosja e parë është ajo që ka shkuar tashmë në Gjykatën e Lartë, e cila merret posaçërisht me ngjarjen e shpërthimit në Gërdec. Dosja e dytë lidhet me trafikun e fishekëve drejt Afganistanit, ose, siç njihet ndryshe, dosja “AEY”. Dosja e tretë lidhet me korrupsionin në proceset e tenderimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku janë evidentuar shumë shkelje, kryesisht me çmimet e municioneve apo me abuzimet në marrëdhëniet kontraktore që ka pasur Ministria me qiramarrës të ambienteve të saj, apo dhe probleme me disa kontrata për prodhimin e fishekzjarrëve. Dosja e katërt lidhet me trafikun e armatimeve, ndërsa në epiqendër është ish-baza ushtarake “Memaj”, në të cilën janë vërejtur përqendrime municioni të pashoqëruara me dokumentacion. Dosja e pestë është pikërisht dosja e 13 ushtarakëve të nivelit të dytë, që janë në hetim.
Municioni
Prokurorët e grupit hetimor të Gërdecit, pas mbylljes së hetimeve për shkakun e shpërthimit të datës 15 mars 2008 kanë vendosur që hetimi i trafikut të armëve të vazhdojë. Mësohet se prokurorët kanë dërguar një letër-porosi në Mal të Zi për mbledhjen e provave të mundshme, për të faktuar mënyrën e hyrjes së sasive të armëve nga Mali i Zi në Shqipëri. Furnizimi, sipas Akuzës, ishin predha me mbishkrimin e vendit prodhues, Malin e Zi, dhe janë sekuestruar brenda magazinave ushtarake që ndodhen në fshatin Memaj të Durrësit menjëherë pas nisjes së hetimeve për tragjedinë e Gërdecit. Municionet administroheshin nga ndërmarrja “MEICO”, e drejtuar nga ish-drejtori i pandehur tashmë, Ylli Pinari. Ky trafik dyshohet se është kryer në dhjetor të vitit 2006, kur në magazinat e fshatit Memaj të Durrësit, në orët e vona të natës, janë zbarkuar në prani të vetë ish-drejtorit Ylli Pinari sasi të konsiderueshme municionesh, kryesisht të kalibrit të rëndë. Këto predha janë vendosur në magazina me urdhër të ish-drejtorit të MEICO-s, Pinari, në prani të përgjegjësit të këtyre depove ushtarake. Sipas burimeve nga Prokuroria, më 18 prill 2008, rreth një muaj pas tragjedisë së Gërdecit, me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, drejtuesit e institucionit të akuzës të qytetit bregdetar të Durrësit kanë vendosur sekuestrimin e këtyre magazinave në fshatin Memaj, duke i dyllosur dyert dhe mbajtur procesverbalet përkatëse për gjendjen aktuale të mallit luftarak të tyre.
Problemet
Një problem i madh për prokurorët ka qenë mungesa e disa dokumenteve që mund të hidhnin më shumë dritë në lidhje me trafikun e municioneve. Dosja “Gërdeci”, e dërguar në Gjykatën e Lartë, përmban një kapitull të sajin ”Mbi shkeljet në inventarizimin e municioneve dhe prokurimet”, në të cilin duket se përfshihet një aktivitet i ”gjallë” konspirativ i këtij institucioni. Gazeta ”Albania” ka mundur të konsultojë përmbajtjen e këtij materiali, ndërsa hetimi i prokurorëve ka nxjerrë në pah probleme të thella të kësaj ndërmarrjeje, duke filluar që nga mungesa në dosje e dokumenteve të rëndësishme, deri te bashkëpunimi i organizuar për trukimin e tenderave dhe prokurimeve të shitjes së municioneve. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se ky kapitull i dosjes përfshin dhe dyshimin e bazuar në prova të prokurorisë se, ”pas shpërthimit të ndodhur në Fabrikën e demontimit në Gërdec, punonjës të caktuar të ndërmarrjes “MEICO” mund të kenë zhdukur në harkun e 48 orëve dokumente të rëndësishme që flisnin për lëvizjen dhe shitjen e sasive të mëdha të municioneve”. Sipas prokurorisë, ky fakt ka dalë në pah kur nga dokumentet e mbetura janë vërejtur mangësi, ndërsa nuk ka përkuar dhe renditja protokollare e disa dokumenteve që me ligj duhet të depozitoheshin në mënyrë të padiskutueshme. Ndonëse burime nga organi i akuzës bënë të ditur se ekzistojnë të dhëna të besueshme se pas tragjedisë së Gërdecit mbi pasqyrat financiare dhe dokumentet arkivore të kompanisë “MEICO” ”mund të jetë vënë dorë”, prokurorët nuk kanë preferuar të referojnë të dhëna të detajuara mbi këtë çështje. Megjithatë, i sigurt është fakti se abuzime janë vërejtur dhe me procedurat e prokurimeve të shitjes për demontim të mijëra tonelatave municione.
3 Prill 2009