E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në nënstacion, disa zona të kryeqytetit mbeten pa energji



Disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike gjatë ditës së djeshme. Shkak për krijimin e kësaj situate është bërë rënia e një zjarri në nënstacionin elektrik pranë ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se pa energji janë Rruga e Elbasanit, zona e Ali Demit, Qyteti Studenti, Shkoza dhe zona e Porcelanit. Këto zona përfshihen në të njëjtin nënstacion ku ka ndodhur dëmtimi. Specialistët e Elektrikut kanë thënë se defekti do të rregullohet brenda 24 orëve. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët. Shkaqet e rënies së zjarrin janë ende të paqarta, ndërkohë që po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

3 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›