Dosja “Gërdeci” shkon “e shkëputur” në Gjykatë deri më 20 mars
Ndërsa vazhdon hetimi intensiv për trafikun e fishekëve dhe të armëve. Prokurorët nuk përjashtojnë mundësinë e kalimit të afateve për dosjen “AEY”
Habjon Hasani
Tiranë - 20 marsi është afati i fundit që kryeprokurorja Ina Rama u ka lënë hetuesve të dosjes “Gërdeci” për dërgimin e saj në gjykatë, ndërsa kjo dosje do të përmbajë vetëm faktet dhe akuzat ndaj personazheve që kishin lidhje me fabrikën e demontimit. Pjesa tjetër e dosjes, që ka lidhje me trafikun e armëve dhe atë të fishekëve me kompaninë “AEY” nuk është ezauruar, madje kjo dosje mund të ketë fatin e asaj të “Rrëshen-Kalimashit” pasi ka gjasa që prokurorët të kërkojnë shtyrje të afateve hetimore. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, deklaroi dje se dosja e plotë hetimore për tragjedinë e Gërdecit, brenda kësaj jave do të shkojë në gjykatë. Në një prononcim të djeshëm për mediat, Ina Rama tha se “dosja me të gjitha hetimet do të dërgohet këto ditë në Gjykatën e Lartë”.
Ngjarja, që i mori jetën 26 personave dhe la të plagosur në shkallë të ndryshme rreth 300 të tjerë, ndodhi më 15 mars 2008 dhe në të u shënuan edhe dëme materiale me vlerë rreth 20 milionë euro. Sakaq duket se për çështjen e trafikut të fishekëve me firmën amerikane “AEY” nuk ka ende një rezultat të qartë, sidomos kur në kushtet e tanishme nuk kanë ardhur ende letër-porositë e dërguara në Qipro, Zvicër dhe Bosnjë. Pas vdekjes së dëshmitarit kryesor të kësaj çështjeje, Kosta Trebicka, edhe dëshmia e tij merr një status më pak të interpretueshëm, ndërsa për këtë dëshmi të Trebickës prokurorët kanë thënë se “nuk ka ndonjë specifikim më të veçantë sesa detajet që Trebicka ka dhënë për mediet”. Një tjetër problem i dosjes së trafikut të fishekëve është dhe fakti se disa personazhe të spikatur në këtë aktivitet kanë injoruar thirrjet e Prokurorisë, një pjesë e këtyre personazheve mendohet se kanë lidhje të ngushta familjare me zyrtarë të lartë të vendit. Dosja e trafikimit të fishekëve është një histori e shkëputur nga ajo e Gërdecit, e vetmja lidhje me Gërdecin është Dritan Minxolli, kunati i biznesmenit Delijorgji, firma e të cilit bëri paketimin e fishekëve në Rinas pasi “u hoq nga loja” biznesmeni Trebicka.
Gërdeci
Prokuroria e Përgjithshme firmosi pak kohë më parë mbylljen e hetimeve për tre të akuzuarit kryesorë si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec. Në ambientet e Burgut 313 në Tiranë prokurorët kanë komunikuar aktet hetimore, kanë firmosur mbylljen e hetimeve për ish-drejtorin e kompanisë shtetërore “MEICO”, Ylli Pinari, administratorin e kompanisë "Albademil", Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin Teknik të fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli. Ndërsa janë marrë të pandehur në muajin shkurt: ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu; ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Sokol Gjeçi, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka dhënë pesë ditë më parë masën e sigurisë arrest me burg për Sokol Gjeçin, ish-punonjës i MEICO-s. Ai është person i katërt i cili së bashku me Mihal Delijorgjin, Dritan Minxhollin dhe Ylli Pinarin ndodhen të arrestuar si përgjegjës të tragjedisë së 15 marsit 2008. Nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve "Albademil" në Gërdec të Vorës gjetën vdekjen 26 persona, mbi 300 u plagosën dhe u shkatërruan mijëra banesa dhe ndërtesa të tjera funksionale.
Gjeçi
Sokol Gjeçi akuzohet për vrasje për shkak të cilësive të veçanta të më shumë se dy personave dhe për shkatërrim të pronës. Dy akuza për të cilat do të përgjigjen edhe ish-drejtori i tij, Ylli Pinari, si dhe biznesmeni Mihail Delijorgji, pronar i fabrikës së demontimit dhe çmilitarizimit të predhave dhe fishekëve, "Albademil". Prokuroria beson se i arrestuari Sokol Gjeçi është njeriu kyç që mund të hedhë dritë mbi tragjedinë e ndodhur për vetë pozicionin që ai kishte në kompaninë shtetërore “MEICO” dhe si vartës direkt i Ylli Pinarit. Ai duhej të mbikëqyrte veprimtarinë e fabrikës së demontimit dhe çmilitarizimit të predhave dhe fishekëve, "Albademil" si dhe të gjitha kompanive të tjera të cilat merreshin me demontimin e municioneve. Gjithashtu ai akuzohet se nuk ka marrë masat e duhura për shmangien e grumbullimit të sasive të konsiderueshme të municioneve në Gërdec.
Trafiku i fishekëve, Efraim Diveroli “sabotoi” shpresat e prokurorëve shqiptarë
Efraim Diveroli nuk ka pipëtirë asnjë fjalë më shumë se ato që diheshin publikisht lidhur me trafikun e fishekëve, duke ulur ndjeshëm vlerën që mendohej se do të kishte dëshmia e tij. Burime të rezervuara nga organi i akuzës janë shprehur se në lidhje me takimin në apartamentin sekret (mes Diverolit, Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit, Aleks Podrizkit dhe një personi ende të paidentifikuar), të denoncuar nga Kosta Trebicka, Diveroli është shprehur se në atë takim u fol për të bërë një rishikim të çmimit të fishekëve nga pala shqiptare. Diveroli e ka cilësuar këtë takim si normal dhe aspak konspirativ, duke e klasifikuar si një takim të thjeshtë pune. Në lidhje me dëshminë e Trebickës, ai është shprehur se pala shqiptare nuk dëshironte pjesëmarrjen e Trebickës në procesin e paketimit dhe ky, sipas tij, ishte një qëndrim normal në një marrëdhënie biznesi. Djaloshi amerikan ka mohuar ndonjë rol antiligjor të firmës “Evdin ltd”, duke u shprehur se roli i saj ishte i gjithëpranuar nga palët, ndërsa Trebicka, në dëshminë e tij, është shprehur se këtë firmë e futën në linjë politikanët shqiptarë. E gjithë zbardhja e skemës së vjedhjes nga firma “Evdin ltd” mund të evidentohet në kontratën që ish-ministri Mediu bëri publike dy ditë pasi ishte dorëhequr nga posti i tij. Sipas kësaj kontrate, “MEICO” do t’ia shiste fishekët (për çdo 1 mijë copë) me 22 dollarë firmës “Evdin”, ndërsa më vonë firmës “Evdin” i lindte e drejta (të drejtë që ia kishte njohur edhe firma “AEY”) që t’ia shiste këto sasi të blera firmës “AEY” me një çmim më të lartë. Pra, firma “Evdin” duhej t’i blinte te “MEICO” dhe t’i shiste te “AEY”. Po ku janë blerjet e firmës “Evdin”?! Këto blerje nuk figurojnë në faturat e siguruara nga prokurorët amerikanë, pasi të gjitha pagesat i ka bërë direkt firma “AEY”. Në këto kushte lind pyetja: Pse i duhej një kontratë e tillë Ministrisë kur dollarët i paguheshin direkt nga firma “AEY”?! Përse kjo ministri lidhi një kontratë me firmën “Evdin ltd”, duke e ekspozuar këtë firmë si blerëse të saj, ndërkohë që sot rezulton se asnjë blerje nuk është bërë nga kjo firmë?! Po diferenca prej 18 dollarësh (për 1 mijë fishekë) si u sigurua nga kjo firmë në kushtet kur ajo nuk operonte në sistemin bankar me kompaninë “MEICO”?! Logjikisht, e vetmja mundësi është që diferenca e fitimit ilegal të “Evdin ltd” të jetë depozituar në llogari private të individëve dhe jo në subjektin privat të licencuar “Evdin ltd”. Gjithsesi kundër kësaj logjike ka dalë dëshmia e Diverolit, e cila e konsideron rolin e kësaj firme si krejt normal.
Afera “AEY”, mungon dëshmia e Henri Tomeit
Prokuroria shqiptare ka dërguar zyrtarisht një letër-porosi në Zvicër për marrjen në pyetje të Henri Tomeit. Prokurorët e dinë se Zvicra është vendi ku është stacionuar zyrtarisht dhe formalisht si rezident Henri Tomei, pasi shkresat e sekuestruara kanë treguar se të gjitha marrëveshjet mes “AEY”-së “Evdin ltd” dhe “MEICO”-s janë firmosur nga Adnan Sarajliç, një shtetas boshnjak, që ishte përfaqësues i firmës “Evdin” (në Zenica të Bosnjës). Gjithsesi, prokurorët janë treguar proceduralë duke e kërkuar zyrtarisht Tomein, sipas adresës së njohur zyrtarisht në Zvicër. Tomei figuron pronar i firmës “Evdin ltd”, të regjistruar në Qipro, por të gjitha veprimet e shitjeve u kryen nga Adnan Sarajliç, personazh i cili kishte lënë dhe numrin e kontaktit në faqen zyrtare të firmës “Evdin ltd”, ndërsa “Albania” ka publikuar e para në Shqipëri tre muaj më parë identitetin e tij, pas investigimit dhe zbulimit që bëri revista “Dani” në Bosnjë. Ndër të tjera, letër-porosi është dërguar edhe në Qipro, ku kjo firmë është regjistruar për të mësuar diçka më shumë lidhur me pronarin real të kësaj firme, pasi Henri Tomei deri tani rezulton i panjohur dhe për vetë autoritetet zvicerane. Por duket se vetë fakti që Tomei ka lënë një përfaqësues boshnjak tregon se ai ka “baza të shëndosha” në këtë vend, madje vetë emri Tomei mund të jetë një identitet i maskuar pas të cilit mund të fshihet ndonjë personazh i lidhur me Bosnjën. Këto dyshime i ka dhe grupi i prokurorëve të dosjes “Gërdeci”. Revista boshnjake “DANI”, në një artikull të tre muajve më parë ka mundur të zbulojë detaje me vlerë lidhur me njeriun që menaxhonte firmën fantazmë që e ktheu Shqipërinë në epiqendrën e skandalit ndërkombëtar të armëve. Gazetari boshnjak, E. Hecimoviç, ka mundur të kontaktojë menaxherin e firmës “Evdin ltd”, Adnan Sarajliç, ndërsa bashkëpunëtorë të vjetër të Sarajliçit në Bosnjë si dhe autoritetet e inteligjencës së këtij vendi kanë ofruar të dhëna të tjera lidhur me të kaluarën dhe rolin e Sarajliçit në skandalin që përfshiu dhe Shqipërinë. Pasi është kontaktuar nga gazetari, menaxheri i “Evdin ltd”, Sarajliç, ka kërcënuar se keqinterpretimet në media dhe artikujt kundër tij dhe firmës “Evdin ltd” do ta detyronin atë të hapte gjyq ndërkombëtar ndaj mediave që e kanë përmendur.
13 Mars 2009