Dosja “Gërdeci” tani në dorë të 6 hetuesve të FBI-së
Ekspertët amerikanë kanë mbërritur të dielën në Shqipëri. FBI-ja do të bëjë studimin kriminalistik të vendngjarjes
Luan Kondi
Tiranë - Gjashtë ekspertët amerikanë të FBI-së, të cilët kanë mbërritur të dielën në Shqipëri, do të ndihmojnë dhe asistojnë grupin hetimor të ngritur në Prokurorinë e Përgjithshme për hetimin e ngjarjes së Gërdecit, për studimin e plotë kriminalistik të vendit të ngjarjes dhe përcaktimit të shkakut të shpërthimit.
Ardhja
Lajmi për ardhjen e ekspertëve të FBI-së u bë i ditur dje nga kryeprokurorja Ina Rama, e cila përshëndeti fillimin e seminarit “Teknikat e hetimit financiar”, organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, programet “OPDAT” dhe “ICITAP” si dhe Shkollën e Magjistraturës. Në këtë seminar disaditor marrin pjesë hetues dhe prokurorë të njësisë “Task-Forcë” për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit. E përgatitur kohë më parë për një ndihmë të tillë, organi i Akuzës tashmë do ta lërë dosjen hetimore në duart e ekspertëve të FBI-së, të cilët u tha se do të vinin më 26 mars, por ende nuk dihet arsyeja pse ata e shtynë ardhjen e tyre në Tiranë. FBI-ja e kishte miratuar ardhjen e gjashtë ekspertëve, të cilët do të ndihmojnë në identifikimin e kufomave si në këqyrjen e analizimin e vendit të ngjarjes në Gërdec. Megjithëse u konfirmua ardhja e gjashtë ekspertëve të FBI-së, nuk u dha asnjë detaj mbi mënyrën e hetimit te ngjarjes nga specialistët, përfshi dhe emrat e tyre.
Ekspertët
Sipas burimeve amerikanët do të hetojnë tragjedinë e 15 marsit në Gërdec ku e gjithë zona u trondit nga disa shpërthime të njëpasnjëshme. Specialistët e FBI-së pritet të bëjnë identifikimin e kufomave si dhe një studim të plotë kriminalistik të vendit të ngjarjes. Ekspertët e përcaktuar nga FBI-ja kanë hetuar çështje të ngjashme dhe janë të specializuar në këtë fushë. Ndihma e specializuar e hetuesve do të vijë në çastin kur tashmë dihet ende bilanci i dëmeve materiale dhe njerëzore të kësaj tragjedie të rëndë. Sipas këtij bilanci kanë humbur jetën 24 vetë dhe dëmet llogariten në mbi 20 milionë dollarë. Dëshmitarët e tragjedisë, ata që panë me sy vdekjen, u shprehën për një numër të madh njerëzish që kanë humbur jetën nën rrënojat e fabrikës së vdekjes. Disa prej viktimave u është dhënë lamtumira e fundit pas një identifikimi të vështirë nga mjekësia ligjore, e cila nuk ka pajisje për ta kryer këtë.
Kërkesa e Prokurorisë për ndihmë nga FBI-ja
Pak ditë pas ngjarjes së Gërdecit, kryeprokurorja deklaroi se nevoja emergjente e organit të Akuzës mbetej mungesa e eksperiencës në hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Për këtë qëllim ajo iu drejtua me një letër Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku një prej kërkesave ishte edhe mbërritja e specialistëve të Byrosë Federale të Hetimit, FBI, në Tiranë. Duke marrë parasysh që vendi ynë nuk ka një sektor të specializuar në identifikimin e kufomave, kryeprokurorja kërkoi ndihmën e aleatëve më të mirë të Shqipërisë për kryerjen e këtij procesi hetimi. Mungesa e mjeteve të specializuara në të tilla raste, si dhe prishja e vendit të ngjarjes, ishte arsyeja që Rama kërkoi dhe ndihmën e ekspertëve të huaj.
8 Prill 2008