E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: “Ekspertiza profesionale do të zbardhë çështjen”



“Ekspertiza sa më profesionale e këtij momenti do të na çojë në një konkluzion të saktë dhe shkencor në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarjeje, e cila shtoi se ndihmesë e madhe për zbardhjen e kësaj çështjeje do të jenë edhe të dhënat e kërkuara nga organet e Drejtësisë së SHBA-ve rreth kompanisë amerikane “South Ammunition Compani”, si dhe çdo kërkesë tjetër, e cila mund të rezultojë e nevojshme në vijim të hetimit. Shpresojmë se edhe në këtë drejtim do të gjejmë të njëjtën gatishmëri bashkëpunimi me homologët amerikanë. Nga ana jonë ofrojmë të njëjtën gatishmëri për t'iu përgjigjur çdo kërkese të palës amerikane në kuadër të investigimeve që ata kryejnë. Te SHBA-të kemi gjetur një partner serioz dhe realisht të interesuar për progresin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”.

Një ekip i OKB-së ishte në Tiranë

Një javë pas tragjedisë së Gërdecit, një ekip i specializuar i Kombeve të Bashkuara mbërriti në Tiranë me kërkesë të qeverisë shqiptare. Ekipi përbëhej nga ekspertë të Vlerësimit të Fatkeqësive dhe Koordinimit të Kombeve të Bashkuara (UNDAC) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA). Ky ekip punoi me qeverinë shqiptare për të bërë të mundur një vlerësim të shpejtë të nevojave prioritare pas shpërthimit të fabrikës në Gërdec. Ekipi i OKB-së qëndroi dy javë në Shqipëri dhe mbështeti autoritetet në çështje të planifikimit strategjik dhe koordinimit të mbështetjes ndërkombëtare. Në një njoftim të PNUD-it u tha se ekipi përbëhet nga gjashtë anëtarë, ekspertë të planifikimit civil të emergjencave, komunikimit, logjistikës, të koordinimit dhe menaxhimit të emergjencave, si dhe ekspertë të vlerësimit të impaktit mjedisor.

Pas tragjedisë së Gërdecit

Mjekësia Ligjore ka bërë identifikimin, këqyrjen e jashtme si dhe autopsinë e 19 kufomave të dërguara në morg

1- Jetmir Ballazhi,
i datëlindjes 29.02.1988, lindur dhe banues në Gurrë e Madhe, Mat

2- Rajmonda Durda,
e datëlindjes 08.09.1974, banuese ne Marqinet, Vorë, Tiranë

3- Muhamet Hoxha,
i datëlindjes 11.06.1951, banues në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë

4- Besim Çanga,
i datëlindjes 12.12.1957, banues në Vorë

5- Roland Alla,
i datëlindjes 18.06.1987, me banim në Vorë, Tiranë

6- Hysen Cani,
i datëlindjes 10.05.1957, me banim në fshatin Marqinet të Bashkisë Vorë, Tiranë

7- Liljana Deliu,
e datëlindjes 16.08.1083, me banim në fshatin Gërdec, Vorë Tiranë

8- Jetmir Deliu,
i datëlindjes 13.11.1986, me banim në fshatin Gërdec, Vorë Tiranë

9- Flavio Deliu,
i moshës 4 vjeç, me banim në fshatin Gërdec, Vorë, Tiranë

10- Reshit Kruja,
i datëlindjes 28.11.1961, me banim në Vorë, Tiranë (roja i fabrikës)

11- Mehmet Hazizi,
62 vjeç, me banim në fshatin Marqinet, Tiranë

12- Bukurie Cani,
46 vjeçe, me banim në fshatin Gërdec, Vorë, Tiranë

13- Arben Hasa,
i datëlindjes 25.03.1977, punëtor në Vorë

14- Zilie Kaca,
e datëlindjes 23.07.1979, punëtore në Gërdec

15- Endri Dvorani,
i datëlindjes 25.01.1962, ekonomist i firmës

16- Shefki Cani,
i datëlindjes 05.04.1962, banues në Gërdec

17- Zelije Leti,
e datëlindjes 02.11.1988, banuese në Marqinet

18- Ilirjan Malci,
i datëlindjes 15.09.1963, lindur e banues në Laç

19- Shqipe Hasa,
e datëlindjes 13.08.83, banuese në Picar, Tiranë

Kanë ndërruar jetë në Itali

1- Azem Hamolli
2- Nafije Laçi
3- Zylfije Ahmeti
4- Edison Durda
5- Korije Deliu

8 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›