Dosja “Hoxha”, kërkohet dëshmia me videokonferencë e Abdyl Loshajt
Prokurori i çështjes, Nexhat Hana, i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës. Loshaj ndodhet në Holandë dhe mendohet se ka dijeni për zhdukjen e biznesmenit
Laureta Rryçi
Tiranë - Dëshmia e Abdyl Loshajt është dëshmi kyçe për procesin e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha. Për këtë shkak ajo duhet marrë edhe me anë të vidiokonferencës. Ky ka qenë arsyetimi i prokurorit të çështjes, Nexhat Hana, i cili i është drejtuar me një kërkesë zyrtare gjykatës për të mundësuar këtë dëshmi. Sipas prokurorit, disponohet informacioni se Loshaj ndodhet në Holandë. Personi në fjalë pretendohet se ka dijeni për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe personave që janë të implikuar në këtë ngjarje. Kolegji penal, pasi u njoh me kërkesën në fjalë, vendosi të shprehej seancën e ardhshme nëse do të arrihej kjo lidhje. Duket se listës së dëshmitarëve të akuzës u ka ardhur fundi. Nëse nuk do të pranohet kërkesa e Loshajt, atëherë procesi do të kalojë në një tjetër fazë në momentin kur do të thirren dëshmitarët e mbrojtjes.
Dëshmia
Gjykata e Krimeve të Renda vendosi dje të pranonte paraprakisht kërkesën e prokurorit që videokonferenca të zhvillohet, duke sqaruar se do të presë edhe një përgjigje nga institucionet përkatëse që ofrojnë ndihmën teknike të zhvillimit të saj.
Abdyl Loshaj, i cili jeton në Holandë, nuk pranon të rrëfejë në Shqipëri. Loshaj është shoqëruar vite më parë në ambientet e Shërbimit Informativ Kombëtar, dega Tiranë, dhe është hedhur nga kati i dytë i saj për t’u shpëtuar autoriteteve shqiptare. Loshaj u gjet nga policët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës në territorin e tyre dhe u shoqërua më pas për në spital, pa ditur se si kishte përfunduar aty. Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe të pandehurit e tjerë të kësaj çështjeje akuzohen edhe për urdhrin e dhënë për shoqërimin e padrejtë ndaj Loshajt dhe torturimin e tij.
Ndërkohë që në listën e dëshmitarëve të akuzës janë edhe tre shtetas të tjerë, të cilët ndodhen në Itali, mes të cilëve edhe ish-shefi i SHIK-ut i degës së Tiranës kur u rrëmbye biznesmeni Remzi Hoxha, për të cilët prokuroria ka gjetur vendbanimet e tyre dhe kërkon realizimin e kontakteve për marrjen në pyetje.
Historia
Për krimin e kryer gati 13 vjet më parë, në bankën e të akuzuarve janë 3 ish-SHIK-as; Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e tre ish-SHIK-asve, Sefgjini, Koldashi dhe Kumbaro, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng në tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Prokuroria akuzon tre ish-punonjësit e SHIK-ut se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur atë. Sipas kërkesës për gjykim, katër të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në muajt shtator-tetor 1995, kanë rrëmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli dhe në mënyrë të dhunshme i kanë çuar në një ndërtesë në administrim të SHIK-ut, në vendin e quajtur Vain të rrethit Lezhë. Aty pengjet janë torturuar për disa ditë. Për shkak të torturave ka gjetur vdekjen biznesmeni kosovar Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Sipas akuzës, Remzi Hoxha është rrëmbyer mesditën e datës 21 tetor të vitit 1995, në afërsi të firmës së tij të quajtur "Albatros", e cila prodhonte konstruksione duralumini. Zhdukja e tij është denoncuar publikisht edhe nga familja e Hoxhës.
19 Shtator 2009