E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kundër lirimit të mjekut

Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e rrethit Tiranë do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për lirimin nga paraburgimi të mjekut kirurg pranë Qendrës Spitalore "Nënë Tereza", Agim Karaj, i arrestuar para disa ditësh si i dyshuar për korrupsion. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës pohuan se Prokuroria po pret të njihet me argumentimin e Gjykatës që caktoi masën e sigurië "arrest shtëpie" ndaj mjekut Karaj kundrejt kërkesës së saj për izolimin në paraburgim të tij deri në përfundim të hetimit. Burimet sqaruan se pas shqyrtimit të vendimit, Prokuroria do të bëjë ankim në Gjykatën e Apelit, ku dhe do të kërkojë hetimin e mjekut nën masën e "arrestit me burg". Kirurgu Agim Karaj u arrestua disa ditë më parë nga forcat e policisë së Tiranës pas urdhërarrestit të lëshuar nga Prokuroria e rrethit, e cila e akuzon për marrje ryshfeti nga pacientë të ndryshëm kundrejt operacioneve që realizonte në spitalin "Nënë Tereza”.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›