Dosja "Kokaina", lirohet Sokol Koçiu
Gjykata e Tiranës ka vendosur
t‘i japë lirinë me
kusht ish-oficerit të policisë
gjyqësore, Sokol
Koçiu, i dënuar për dosjen "Kokaina"
me 12 vjet burg, prej të cilave
ka kryer afro 10 vjet. Gjykata pranoi
kërkesën avokatit të Koçiut për
lirimin me kusht për shkak të
gjendjes jo të mirë shëndetësore
të tij. I dënuar për trafik droge, si
një nga anëtarët e procesit "Kokaina",
47-vjeçari Sokol Koçiu u dënua
me 12 vjet burg për veprat penale
të "trafikut të lëndëve narkotike"
dhe "pjesëmarrjes në organizatë
kriminale". Ish-oficeri i policisë
gjyqësore në Prokurorinë e
Përgjithshme, Koçiu, vuajti në
burg pjesën më të madhe të
dënimit, ndërsa i kishin mbetur
afro 2 vjet të tjera burgim. Vendimi
i djeshëm për lirimin me kusht të
Sokol Koçiut u dha nga gjyqtari, Arben
Micko. Gjatë periudhës së
mbetur të dënimit të dhënë, Koçiu
nuk duhet të përfshihet në asnjë
hetim apo akuzë penale, në të
kundërt duhet të rikthehet në qeli.
Ish-oficeri i policisë gjyqësore në
Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol
Koçiu, ka deklaruar se "do të punoj
me bashkëshorten time, në zyrën
e saj të projektimeve, por kam edhe
profesionin tim".
Shërbimi i provës
Ligji i miratuar së fundmi i
"shërbimit të provës" duket se ka
funksionuar për Sokol Koçiun, të
cilit i kishin mbetur rreth dy vjet
burg. Një seancë më parë Gjykata
e Tiranës pezulloi përkohësisht
të gjitha kërkesat për lirim
me kusht, apo ulje dënimi. Arsyeja
e këtij vendimi ishte pritja e
përgjigjeve që do të mbërrinin
nga Ministria e Drejtësisë, lidhur
me personat që do të përfitonin
nga Shërbimi i Provës. Gjyqtari
Arben Micko i bëri me dije të pandehurit
Koçiu se gjykata i kishte
dërguar një kërkesë Ministrisë së
Drejtësisë, për të parë kriteret e
përfitimit apo jo nga shërbimi i
provës. Nga ana tjetër, gjykata i
sqaroi të pandehurit se të gjitha
proceset që janë në Gjykatën e
Faktit u pezulluan. Të pandehurit
Koçiu i është bërë me dije se
kjo zyrë nuk ishte ngritur në Ministrinë
e Drejtësisë, por procesit
të tij do t‘i jepej zgjidhje në muajin
maj. Gjithçka u pezullua, derisa
nga Ministria e Drejtësisë u
dha dje leje që të fillojë shërbimi
i provës. Rreth 45 ditë më parë,
Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve i ka vënë në dispozicion
Ministrisë së Drejtësisë të gjitha
kriteret që duhet të përmbushë
një i dënuar për të përfituar nga
shërbimi i provës. Në ministri u
ngrit drejtoria përkatëse, ku kreu
është Arben Sefgjini.
Vendimi
Gjyqtari Arben Micko zhvilloi
dje seancën gjyqësore, pas
kërkesës së Sokol Koçiut për lirim
me kusht dhe ulje dënimi. Duke
iu përmbajtur një letre që kishte
mbërritur në Gjykatën e Shkallës
së Parë nga Ministria e Drejtësisë,
gjyqtari Micko pranoi
kërkesën e Koçiut për të fituar
nga "shërbimi i provës", që i shërben
drejtorisë së burgjeve për të
ulur mbipopullimin në institucionet
e vuajtjes së dënimit. Mësohet
se rasti i Koçiut është nga
të parët raste që ka përfituar nga
futja e këtij ligji, ku pas këtij rasti,
pritet që të ketë një numër të
lartë kërkesash në gjykatat e sh-
kallëve të para, në qytetet ku
janë burgjet në Shqipëri. Duke iu
rikthyer vendimit të djeshëm,
Koçiu nuk mund të kryejë asnjë
vepër penale gjatë një periudhe
prej dy vjetësh dhe gjatë kësaj
kohe duhet të punojë me të
gjitha siguracionet.
t‘i japë lirinë me
kusht ish-oficerit të policisë
gjyqësore, Sokol
Koçiu, i dënuar për dosjen "Kokaina"
me 12 vjet burg, prej të cilave
ka kryer afro 10 vjet. Gjykata pranoi
kërkesën avokatit të Koçiut për
lirimin me kusht për shkak të
gjendjes jo të mirë shëndetësore
të tij. I dënuar për trafik droge, si
një nga anëtarët e procesit "Kokaina",
47-vjeçari Sokol Koçiu u dënua
me 12 vjet burg për veprat penale
të "trafikut të lëndëve narkotike"
dhe "pjesëmarrjes në organizatë
kriminale". Ish-oficeri i policisë
gjyqësore në Prokurorinë e
Përgjithshme, Koçiu, vuajti në
burg pjesën më të madhe të
dënimit, ndërsa i kishin mbetur
afro 2 vjet të tjera burgim. Vendimi
i djeshëm për lirimin me kusht të
Sokol Koçiut u dha nga gjyqtari, Arben
Micko. Gjatë periudhës së
mbetur të dënimit të dhënë, Koçiu
nuk duhet të përfshihet në asnjë
hetim apo akuzë penale, në të
kundërt duhet të rikthehet në qeli.
Ish-oficeri i policisë gjyqësore në
Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol
Koçiu, ka deklaruar se "do të punoj
me bashkëshorten time, në zyrën
e saj të projektimeve, por kam edhe
profesionin tim".
Shërbimi i provës
Ligji i miratuar së fundmi i
"shërbimit të provës" duket se ka
funksionuar për Sokol Koçiun, të
cilit i kishin mbetur rreth dy vjet
burg. Një seancë më parë Gjykata
e Tiranës pezulloi përkohësisht
të gjitha kërkesat për lirim
me kusht, apo ulje dënimi. Arsyeja
e këtij vendimi ishte pritja e
përgjigjeve që do të mbërrinin
nga Ministria e Drejtësisë, lidhur
me personat që do të përfitonin
nga Shërbimi i Provës. Gjyqtari
Arben Micko i bëri me dije të pandehurit
Koçiu se gjykata i kishte
dërguar një kërkesë Ministrisë së
Drejtësisë, për të parë kriteret e
përfitimit apo jo nga shërbimi i
provës. Nga ana tjetër, gjykata i
sqaroi të pandehurit se të gjitha
proceset që janë në Gjykatën e
Faktit u pezulluan. Të pandehurit
Koçiu i është bërë me dije se
kjo zyrë nuk ishte ngritur në Ministrinë
e Drejtësisë, por procesit
të tij do t‘i jepej zgjidhje në muajin
maj. Gjithçka u pezullua, derisa
nga Ministria e Drejtësisë u
dha dje leje që të fillojë shërbimi
i provës. Rreth 45 ditë më parë,
Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve i ka vënë në dispozicion
Ministrisë së Drejtësisë të gjitha
kriteret që duhet të përmbushë
një i dënuar për të përfituar nga
shërbimi i provës. Në ministri u
ngrit drejtoria përkatëse, ku kreu
është Arben Sefgjini.
Vendimi
Gjyqtari Arben Micko zhvilloi
dje seancën gjyqësore, pas
kërkesës së Sokol Koçiut për lirim
me kusht dhe ulje dënimi. Duke
iu përmbajtur një letre që kishte
mbërritur në Gjykatën e Shkallës
së Parë nga Ministria e Drejtësisë,
gjyqtari Micko pranoi
kërkesën e Koçiut për të fituar
nga "shërbimi i provës", që i shërben
drejtorisë së burgjeve për të
ulur mbipopullimin në institucionet
e vuajtjes së dënimit. Mësohet
se rasti i Koçiut është nga
të parët raste që ka përfituar nga
futja e këtij ligji, ku pas këtij rasti,
pritet që të ketë një numër të
lartë kërkesash në gjykatat e sh-
kallëve të para, në qytetet ku
janë burgjet në Shqipëri. Duke iu
rikthyer vendimit të djeshëm,
Koçiu nuk mund të kryejë asnjë
vepër penale gjatë një periudhe
prej dy vjetësh dhe gjatë kësaj
kohe duhet të punojë me të
gjitha siguracionet.