E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëlloi me armë, arrestohet polici

Qëllon me armë në ajër, prangoset polici i komunës Gjegjan. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në rrugën hyrëse për në qendër të qytetit të Fushë-Arrësit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Artan Gjini, me detyrë punonjës policie në komunës Gjegjan, ka kanosur Dedë Prendin. Mësohet se këta dy persona janë përplasur dhe një ditë më parë, duke përdorur dhe thika, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Duket se sherri nuk është shuar dhe dje pasdite Gjini ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Menjëherë ka ndërhyrë policia lokale, që ka ndaluar Gjinin dhe ka sekuestruar pistoletën e tij të shërbimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›