Vrasja e Xhindit, Krimet e Rënda shoqërojnë tre veta
Prokuroria e Krimeve të
Rënda urdhëron shoqërimin
e tre personave
nga rrethinat e Fierit, të
cilët dyshohet se kanë informacione
për ekzekutimin e deputetit
socialist, Fatmir Xhindi, natën e dy
Majit në qytezën e Roskovecit.
Hetuesit e çështjes kanë shkuar
për të disatën herë në ambientet e
policisë dhe Prokurorisë së qytetit
të Fierit për të marrë në pyetje personat
që dinë rrethanat e ngjarjes
së rëndë që tronditi opinion publik.
"Dy net më parë u shoqëruan
tre persona, të cilët u morën në
pyetje për disa orë rresht. Ata u
pyetën se ku ndodheshin natën e
krimit, si dhe nëse kishin parë atë
ditë deputetin Xhindi", tregojnë
burimet nga grupit hetimor, të cilat
tregohen të rezervuar në dhënien
e informacioneve, pasi ende nuk ka
një person të dyshuar, ku mund të
përqendrohen të gjitha verifikimet
e dyshimeve. Nisur nga kjo situatë,
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka
rindërtuar edhe njëherë skenën e
krimit, si dhe pistat e mundshme,
duke iu shtuar këtyre të fundit
edhe disa verifikime të tjera. Së
fundmi, grupi hetimor po përqendrohen
te konfliktet e mundshme
të djemve të deputetit. Janë marrë
në pyetje familjarët e Xhindit për
ndonjë informacion, por ende asnjë
detaj në dritë. Hetuesit deklarojnë
se të gjitha pistat janë në
"lojë" dhe përqendrimi te konfliktet
e djemve (nëse kanë) realizohet
me qëllim verifikimin e çdo detaji
nga jeta e Xhindit, shqetësimet e tij
dhe përplasjet personale apo për
postin. Prokuroria thotë se ka bashkëpunuar
ngushtë familjarët dhe
kërkon prej tyre që të tregojnë çdo
detaj nga ngjarja e rëndë.
Gjatë analizave të njëpasnjëshme
të hetuesve të çështjes
janë riverifikuar provat në vendngjarje,
duke marrë në pyetje
agjentët e policisë që kanë mbërritur
të parët në vendngjarje. Nga
të dhënat hetimore ka rezultuar se
qeni që ka përdorur policia natën
e ngjarjes ka gjetur rrugën që ka
bërë pas ekzekutimit autori. Mësohet
se vrasësi e ka pritur deputetin
në derën e shtëpisë, ka qëlluar
një breshëri prej 15 plumbash
në drejtim të tij dhe më pas ka përdorur
një rrugicë të ngushtë në
afërsi të banesës për t‘u larguar.
Dyshohet se autori ka vazhduar
rrugën deri në segmentin nacional
Fier-Berat, ku e priste një automjet
tjetër. Ky itinerar është zbuluar
nga qeni "me erë" që është marrë
për të zbuluar rrugën që ka përshkruar
autori pas krimit.
Nga hetimet e mëvonshme
kanë rënë disa versione për ngjarjen,
duke mbetur në fund vetëm
tri-katër pista. Ato janë vrasja për
shkak të detyrës, pra të cilësive të
deputetit të viktimës. Pista e dytë
është konflikti i pronësisë, ku dyshohet
se familja e deputetit ka
përfituar disa troje ndërtimi në
qytetin e Fierit. Një pistë e fundit
mund të jenë konfliktet personale
të familjarëve të Xhindit. Kur
kanë kaluar 19 ditë nga ngjarja e
rëndë, vrasja është cilësuar si profesioniste,
pasi ende nuk është
mundur të zbardhet asnjë detaj
nga autori, megjithëse hetimet
kanë avancuar duke përjashtuar
disa pista hetimi. Puna e grupit
hetimor po përqendrohet te një
autor i mundshëm, i cili mund të
ketë lëvizur në datën 2 maj në
qytezën e Roskovecit. Madje, po
punohet për thirrjet telefonike që
mund të ketë kryer. Burime nga
Policia e Shtetit thanë se u kanë
kërkuar kompanive celulare të
evidentojnë me antena personat
që kanë lëvizur shpesh atë natë
në qytezë dhe kanë ndryshuar
frekuencat e valëve.
Vrasja e Xhindit, Nishani:
Do e zbardhim shumë shpejt
Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi do të zbardhet shumë shpejt".
Kjo ka qenë garancia e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani,
i cili ka deklaruar se hetimet rreth vrasjes së deputetit po ecin
me shpejtësi të konsiderueshme. Pas pyetjeve të drejtuara nga media,
Nishani tha se do i përgjigjet interesit dhe opinionit publik, në momentin
që po dilte nga një ceremoni tek Akademia e Rendit. "Është fakt që hetimet
po ecin dhe po zhvillohen çdo ditë në mënyrë shumë intensive. Që
nga dita që ka ndodhur ky krim i
rëndë, hetimet kanë pësuar një përparim
esencial, qoftë në aspektin e
pistave hetimore, qoftë edhe në atë
të autorëve të dyshuar. Për shkak
edhe të këtyre përparimeve esenciale
që kanë ndodhur në këtë proces
hetimor, ajo është një ngjarje që
natyrisht do të zbardhet shumë
shpejt", është shprehur Nishani në
prononcimin e tij. Reagimi i ministrit
Nishani erdhi pas akuzave të familjarëve
të deputetit të ndier Xhindi, të
cilët akuzuan strukturat shtetërore se po mbajnë peng hetimet për vrasjen
e njeriut të tyre të dashur. Nishani tha se kanë ndodhur zhvillime esenciale
lidhur me ngjarjen dhe se aktualisht strukturat e hetimit po punojnë
në pista konkrete. Ministri Nishani tha gjithashtu se kjo ngjarje është e një
cilësie të veçantë dhe kërkon kohën e duhur për t‘u zbardhur ndërsa garantoi
familjarët dhe opinionin publik se autorët do të vihen para drejtësisë
dhe do të marrin ndëshkimin e merituar. Më parë, të afërm të deputetit
të PS u shprehen se kur kanë kaluar 18 ditë, shteti po shfaq paaftësi
totale në zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve. Deputeti i PS, Xhindi
u vra më 2 maj pranë banesës së tij në Roskovec të Fierit. Politika dhe
shteti e dënuan ashpër krimin e rëndë dhe garantuan zbardhje të shpejtë
të ngjarjes. Xhindi ishte deputet prej tri legjislaturash në Roskovec. Pak
orë pas vrasjes, prokuroria nxori disa pista hetimesh, ku mes tyre ishte
dhe ajo e pronësisë ndërsa nuk u përjashtua as motivi për shkaqe banale.
Vëllai: "Qeveria të mos
e përdorë më ngjarjen"
Tetëmbëdhjetë ditë pas
vrasjes së ish-deputetit të
Partisë Socialiste, Fatmir
Xhindi, familjarët kërkojnë
zbardhjen e menjëhershme të
ngjarjes. Ata kanë kërkuar edhe
herë të tjera nga policia dhe shteti,
gjetjen e autorit që qëlloi me kallashnikov
mbi të afërmin e tyre.
Ndërsa kanë takuar për më tepër
se tri herë drejtuesit e policisë
lokale, si dhe të grupit të hetimit të
ngritur për çështjen Xhindi, familjarët
kanë kërkuar sërish dje
zbardhjen e vrasjes. Sipas vëllezërve,
por edhe të afërmeve të tjerë,
shteti nuk ka treguar profesionalizëm
për zbardhjen e kësaj ngjarjeje
të rëndë. "Shteti tashmë duhej
të dilte jo vetëm me motiv, por edhe
me autor. Veç humbjes së Fatmirit,
moszbardhja e ngjarjes dhe e vrasjes
së të afërmit tonë, po na rëndon
më shumë. Shteti ka pasur
shumë kohë në dispozicion, plot 18
ditë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje
dhe nuk ka bërë asgjë", ka thënë një
prej vëllezërve të deputetit të vrarë,
Sybiu. Ndërkohë, e veja e Xhindit,
Xhemilja, ka dënuar neglizhencën
me të cilën po trajtohet çështja.
"Nuk kam folur deri tani se nuk e
kam parë të udhës. Kam pasur besim
tek organet kompetente dhe ua
kam lënë në dorë atyre që ta zgjidhin
këtë mister, por po shoh sesi
ka marrë rrjedha e gjërave dhe nuk
më pëlqen. Një ngjarje kaq e rëndësishme,
që nuk më lë të fle natën,
kalohet kaq lehtë?", ka thënë ajo.
Gjatë ditës së mërkurë vëllezërit,
familjarët, kushërinjtë e parë, si
dhe shumë të njohur të Fatmir
Xhindit, janë mbledhur në
banesën e këtij të fundit dhe kanë
shprehur për mediat kërkesën e
tyre të vetme për të zbardhur ngjarjes.
Të afërmit i kanë bërë apel
Kryetares së Parlamentit, ministrit
të Brendshëm, drejtorit të
Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,
kreut të organit qendror të akuzës,
si dhe grupit të hetimit të dosjes
"Xhindi" që të zbardhin sa më
shpejt motivet dhe autorin e
vrasjes së deputetit të selisë rozë.
Kërkesa e parë e familjarëve është
gjetja e autorit, ndërkohë që ata i
kanë bërë apel qeverisë dhe shtetit
që të mos e përdorë çështjen politikisht.
"Shteti po mban peng ngjarjen.
Vonesa e zbardhjes ka vetëm
një shkak që na çon ne si familjarë
të dyshojmë se qeveria mund të
përdorë vrasjen e deputetit Xhindi",
kanë thënë në grup familjarët e
49-vjeçarit. Grupi i hetimit që po
punon me dosjen "Xhindi" duket
se ka ngecur, edhe sepse sot ka
lajme"optimiste". Tashmë fluksi i
shqyrtimit të dëshmive të banorëve
të zonës apo personave të tjerë që
kanë pasur lidhje me deputetin e
vrarë ka rënë. Po ashtu dhe shqyrtimi
i provave dhe rrethanave të
ndryshme. Përveç deklaratës së
parë pas vrasjes së deputetit, policia
dhe organet e hetimit nuk kanë
lëshuar asnjë deklaratë tjetër zyrtare
për ngjarjen e mbrëmjes së 2
majit. Gjatë hetimeve të deritanishme
policia dhe grupi i hetimit
është përqendruar në disa pista
mes të cilave atë të pronës, problemet
personale etj.
Në listat e PS-së, djali i Fatmir Xhindit
Në listat e paraqitura zyrtarisht nga PS-ja për Kuvendin e
ardhshëm të bie në sy emri i djalit të madh të deputetit të
vrarë, Fatmir Xhindi. Anduel Xhindi, i cili është në vazhdim të
arsimit të lartë në degën Mjekësi, pritet të garojë në zgjedhjet e
qershorit si deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit. Xhindi
i ri, 22-vjeçar, student për Mjekësi në Tiranë, bëhet pjesë e
kandidaturës për deputetet për zonën e Roskovecit, duke zënë
kështu vendin e babait të tij, Fatmir Xhindi, i cili për 3 legjislatura
radhazi ka qenë deputet i kësaj zone. Burime tepër konfidenciale
nga radhët e PS-së kanë pohuar se Fatmir Xhindi mund të
mos përfshihej në listat e tanishme për deputet, por pas vrasjes
së tij, përfshirja e të birit ishte një detyrim moral.
Rënda urdhëron shoqërimin
e tre personave
nga rrethinat e Fierit, të
cilët dyshohet se kanë informacione
për ekzekutimin e deputetit
socialist, Fatmir Xhindi, natën e dy
Majit në qytezën e Roskovecit.
Hetuesit e çështjes kanë shkuar
për të disatën herë në ambientet e
policisë dhe Prokurorisë së qytetit
të Fierit për të marrë në pyetje personat
që dinë rrethanat e ngjarjes
së rëndë që tronditi opinion publik.
"Dy net më parë u shoqëruan
tre persona, të cilët u morën në
pyetje për disa orë rresht. Ata u
pyetën se ku ndodheshin natën e
krimit, si dhe nëse kishin parë atë
ditë deputetin Xhindi", tregojnë
burimet nga grupit hetimor, të cilat
tregohen të rezervuar në dhënien
e informacioneve, pasi ende nuk ka
një person të dyshuar, ku mund të
përqendrohen të gjitha verifikimet
e dyshimeve. Nisur nga kjo situatë,
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka
rindërtuar edhe njëherë skenën e
krimit, si dhe pistat e mundshme,
duke iu shtuar këtyre të fundit
edhe disa verifikime të tjera. Së
fundmi, grupi hetimor po përqendrohen
te konfliktet e mundshme
të djemve të deputetit. Janë marrë
në pyetje familjarët e Xhindit për
ndonjë informacion, por ende asnjë
detaj në dritë. Hetuesit deklarojnë
se të gjitha pistat janë në
"lojë" dhe përqendrimi te konfliktet
e djemve (nëse kanë) realizohet
me qëllim verifikimin e çdo detaji
nga jeta e Xhindit, shqetësimet e tij
dhe përplasjet personale apo për
postin. Prokuroria thotë se ka bashkëpunuar
ngushtë familjarët dhe
kërkon prej tyre që të tregojnë çdo
detaj nga ngjarja e rëndë.
Gjatë analizave të njëpasnjëshme
të hetuesve të çështjes
janë riverifikuar provat në vendngjarje,
duke marrë në pyetje
agjentët e policisë që kanë mbërritur
të parët në vendngjarje. Nga
të dhënat hetimore ka rezultuar se
qeni që ka përdorur policia natën
e ngjarjes ka gjetur rrugën që ka
bërë pas ekzekutimit autori. Mësohet
se vrasësi e ka pritur deputetin
në derën e shtëpisë, ka qëlluar
një breshëri prej 15 plumbash
në drejtim të tij dhe më pas ka përdorur
një rrugicë të ngushtë në
afërsi të banesës për t‘u larguar.
Dyshohet se autori ka vazhduar
rrugën deri në segmentin nacional
Fier-Berat, ku e priste një automjet
tjetër. Ky itinerar është zbuluar
nga qeni "me erë" që është marrë
për të zbuluar rrugën që ka përshkruar
autori pas krimit.
Nga hetimet e mëvonshme
kanë rënë disa versione për ngjarjen,
duke mbetur në fund vetëm
tri-katër pista. Ato janë vrasja për
shkak të detyrës, pra të cilësive të
deputetit të viktimës. Pista e dytë
është konflikti i pronësisë, ku dyshohet
se familja e deputetit ka
përfituar disa troje ndërtimi në
qytetin e Fierit. Një pistë e fundit
mund të jenë konfliktet personale
të familjarëve të Xhindit. Kur
kanë kaluar 19 ditë nga ngjarja e
rëndë, vrasja është cilësuar si profesioniste,
pasi ende nuk është
mundur të zbardhet asnjë detaj
nga autori, megjithëse hetimet
kanë avancuar duke përjashtuar
disa pista hetimi. Puna e grupit
hetimor po përqendrohet te një
autor i mundshëm, i cili mund të
ketë lëvizur në datën 2 maj në
qytezën e Roskovecit. Madje, po
punohet për thirrjet telefonike që
mund të ketë kryer. Burime nga
Policia e Shtetit thanë se u kanë
kërkuar kompanive celulare të
evidentojnë me antena personat
që kanë lëvizur shpesh atë natë
në qytezë dhe kanë ndryshuar
frekuencat e valëve.
Vrasja e Xhindit, Nishani:
Do e zbardhim shumë shpejt
Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi do të zbardhet shumë shpejt".
Kjo ka qenë garancia e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani,
i cili ka deklaruar se hetimet rreth vrasjes së deputetit po ecin
me shpejtësi të konsiderueshme. Pas pyetjeve të drejtuara nga media,
Nishani tha se do i përgjigjet interesit dhe opinionit publik, në momentin
që po dilte nga një ceremoni tek Akademia e Rendit. "Është fakt që hetimet
po ecin dhe po zhvillohen çdo ditë në mënyrë shumë intensive. Që
nga dita që ka ndodhur ky krim i
rëndë, hetimet kanë pësuar një përparim
esencial, qoftë në aspektin e
pistave hetimore, qoftë edhe në atë
të autorëve të dyshuar. Për shkak
edhe të këtyre përparimeve esenciale
që kanë ndodhur në këtë proces
hetimor, ajo është një ngjarje që
natyrisht do të zbardhet shumë
shpejt", është shprehur Nishani në
prononcimin e tij. Reagimi i ministrit
Nishani erdhi pas akuzave të familjarëve
të deputetit të ndier Xhindi, të
cilët akuzuan strukturat shtetërore se po mbajnë peng hetimet për vrasjen
e njeriut të tyre të dashur. Nishani tha se kanë ndodhur zhvillime esenciale
lidhur me ngjarjen dhe se aktualisht strukturat e hetimit po punojnë
në pista konkrete. Ministri Nishani tha gjithashtu se kjo ngjarje është e një
cilësie të veçantë dhe kërkon kohën e duhur për t‘u zbardhur ndërsa garantoi
familjarët dhe opinionin publik se autorët do të vihen para drejtësisë
dhe do të marrin ndëshkimin e merituar. Më parë, të afërm të deputetit
të PS u shprehen se kur kanë kaluar 18 ditë, shteti po shfaq paaftësi
totale në zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve. Deputeti i PS, Xhindi
u vra më 2 maj pranë banesës së tij në Roskovec të Fierit. Politika dhe
shteti e dënuan ashpër krimin e rëndë dhe garantuan zbardhje të shpejtë
të ngjarjes. Xhindi ishte deputet prej tri legjislaturash në Roskovec. Pak
orë pas vrasjes, prokuroria nxori disa pista hetimesh, ku mes tyre ishte
dhe ajo e pronësisë ndërsa nuk u përjashtua as motivi për shkaqe banale.
Vëllai: "Qeveria të mos
e përdorë më ngjarjen"
Tetëmbëdhjetë ditë pas
vrasjes së ish-deputetit të
Partisë Socialiste, Fatmir
Xhindi, familjarët kërkojnë
zbardhjen e menjëhershme të
ngjarjes. Ata kanë kërkuar edhe
herë të tjera nga policia dhe shteti,
gjetjen e autorit që qëlloi me kallashnikov
mbi të afërmin e tyre.
Ndërsa kanë takuar për më tepër
se tri herë drejtuesit e policisë
lokale, si dhe të grupit të hetimit të
ngritur për çështjen Xhindi, familjarët
kanë kërkuar sërish dje
zbardhjen e vrasjes. Sipas vëllezërve,
por edhe të afërmeve të tjerë,
shteti nuk ka treguar profesionalizëm
për zbardhjen e kësaj ngjarjeje
të rëndë. "Shteti tashmë duhej
të dilte jo vetëm me motiv, por edhe
me autor. Veç humbjes së Fatmirit,
moszbardhja e ngjarjes dhe e vrasjes
së të afërmit tonë, po na rëndon
më shumë. Shteti ka pasur
shumë kohë në dispozicion, plot 18
ditë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje
dhe nuk ka bërë asgjë", ka thënë një
prej vëllezërve të deputetit të vrarë,
Sybiu. Ndërkohë, e veja e Xhindit,
Xhemilja, ka dënuar neglizhencën
me të cilën po trajtohet çështja.
"Nuk kam folur deri tani se nuk e
kam parë të udhës. Kam pasur besim
tek organet kompetente dhe ua
kam lënë në dorë atyre që ta zgjidhin
këtë mister, por po shoh sesi
ka marrë rrjedha e gjërave dhe nuk
më pëlqen. Një ngjarje kaq e rëndësishme,
që nuk më lë të fle natën,
kalohet kaq lehtë?", ka thënë ajo.
Gjatë ditës së mërkurë vëllezërit,
familjarët, kushërinjtë e parë, si
dhe shumë të njohur të Fatmir
Xhindit, janë mbledhur në
banesën e këtij të fundit dhe kanë
shprehur për mediat kërkesën e
tyre të vetme për të zbardhur ngjarjes.
Të afërmit i kanë bërë apel
Kryetares së Parlamentit, ministrit
të Brendshëm, drejtorit të
Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,
kreut të organit qendror të akuzës,
si dhe grupit të hetimit të dosjes
"Xhindi" që të zbardhin sa më
shpejt motivet dhe autorin e
vrasjes së deputetit të selisë rozë.
Kërkesa e parë e familjarëve është
gjetja e autorit, ndërkohë që ata i
kanë bërë apel qeverisë dhe shtetit
që të mos e përdorë çështjen politikisht.
"Shteti po mban peng ngjarjen.
Vonesa e zbardhjes ka vetëm
një shkak që na çon ne si familjarë
të dyshojmë se qeveria mund të
përdorë vrasjen e deputetit Xhindi",
kanë thënë në grup familjarët e
49-vjeçarit. Grupi i hetimit që po
punon me dosjen "Xhindi" duket
se ka ngecur, edhe sepse sot ka
lajme"optimiste". Tashmë fluksi i
shqyrtimit të dëshmive të banorëve
të zonës apo personave të tjerë që
kanë pasur lidhje me deputetin e
vrarë ka rënë. Po ashtu dhe shqyrtimi
i provave dhe rrethanave të
ndryshme. Përveç deklaratës së
parë pas vrasjes së deputetit, policia
dhe organet e hetimit nuk kanë
lëshuar asnjë deklaratë tjetër zyrtare
për ngjarjen e mbrëmjes së 2
majit. Gjatë hetimeve të deritanishme
policia dhe grupi i hetimit
është përqendruar në disa pista
mes të cilave atë të pronës, problemet
personale etj.
Në listat e PS-së, djali i Fatmir Xhindit
Në listat e paraqitura zyrtarisht nga PS-ja për Kuvendin e
ardhshëm të bie në sy emri i djalit të madh të deputetit të
vrarë, Fatmir Xhindi. Anduel Xhindi, i cili është në vazhdim të
arsimit të lartë në degën Mjekësi, pritet të garojë në zgjedhjet e
qershorit si deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit. Xhindi
i ri, 22-vjeçar, student për Mjekësi në Tiranë, bëhet pjesë e
kandidaturës për deputetet për zonën e Roskovecit, duke zënë
kështu vendin e babait të tij, Fatmir Xhindi, i cili për 3 legjislatura
radhazi ka qenë deputet i kësaj zone. Burime tepër konfidenciale
nga radhët e PS-së kanë pohuar se Fatmir Xhindi mund të
mos përfshihej në listat e tanishme për deputet, por pas vrasjes
së tij, përfshirja e të birit ishte një detyrim moral.