Prokuroria e Beratit, padi Ajli Alushanit
Çështja e shumëpërfolur e abuzimit me fondet e Qendrës së Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan ka tashmë tre të akuzuar dhe dy prej tyre janë ish-funksionarë të lartë të shtetit në kohë të ndryshme. Pas ish-ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, i cili është në ndjekje penale, Prokuroria e Rrethit Berat ka deklaruar se kësaj çështjeje i shtohen edhe dy të akuzuar të tjerë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ajli Alushani, dhe shtetasi Demir Hysenbelliu. Këta dy persona janë njohur dje me akuzat në organin e prokurorisë.
Burime nga ky organ bëjnë me dije se mesditën e sotme janë thirrur dhe u janë komunikuar akuzat financierit të Qendrës së Fëmijëve të Ngujuar, Demir Hysenbelliu, si dhe drejtorit të bordit të kësaj qendre, Ajli Alushani.
Kreu i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, Xhemal Saliaj, pohoi dje se organi që ai drejton nisi ndjekjen penale ndaj Hysenbelliut dhe Alushanit në gjendje të lirë, me akuzat e "vjedhjes nëpërmjet mashtrimit", si dhe "falsifikimit të dokumenteve". Dy të pandehurit u paraqitën në Prokurorinë e Beratit rreth orës 13.00 të ditës së djeshme, pasi ishin thirrur për t‘u njohur me akuzat. Sipas kreut të prokurorisë, ata akuzohen se me anë të mashtrimit dhe falsifikimit kanë vjedhur fondet që i adresoheshin Qendrës së Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan.
Burime të prokurorisë shprehen të rezervuara në lidhje me detajet e abuzimeve për këtë çështje, por burime të sigurta brenda këtij organi bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa fondeve të akorduara për qendrën nga donatorë të ndryshëm, përfshi edhe Bankën Botërore që dha një financim prej 500 mijë dollarësh.
Hetimet për abuzime me fondet e Qendrës për Fëmijët e Ngujuar në Poliçan nisën dy vjet më parë, kur kryetarja e shoqatës që hapi këtë qendër, Liljana Luani, denoncoi Bashkinë e Poliçanit me pretendimin se po pengonte lëvrimin e fondeve.
Por, pas këtij denoncimi të kryetares së shoqatës, organi i akuzës i shtriu hetimet te drejtuesit e qendrës dhe arriti më pas deri në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ish-ministri Kosta Barka është i akuzuari i parë i kësaj çështjeje, së cilës dje iu shtuan edhe financieri i qendrës dhe drejtori i bordit të saj.
Ndërkohë, mësohet se hetimet janë shtrirë edhe në Bashkinë e Poliçanit dhe në shoqatën e drejtuar prej shtetases Liljana Luani, e cila edhe bëri denoncimin e parë për problemet me fondet. Prokuroria e Beratit nuk jep informacione se në ç‘fazë janë hetimet, por fakti që brenda pak ditësh ka vënë nën akuzë tre persona, do të thotë se dosja është duke u përfunduar dhe shumë shpejt do të kalojë në gjykatë, për të vënë përpara drejtësisë personat e implikuar.
I pandehuri
Kush është Ajli Alushani
Ajli Alushani, disa herë deputet i Kuvendit Popullor, u ngjit në postin e lartë të ministrit të Shëndetësisë në vitin 1982, pas disa ndryshimeve që pasuan vdekjen e kryeministrit Mehmet Shehu. Alushani drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë për disa muaj në fundin e mandatit të qeverisë Çarçani të viteve 1977-1982, kur zëvendësoi Llambi Zeçishtin. Alushani e mbajti postin e tij edhe për një mandat të plotë të qeverisë Çarçani në vitet 1982-1987. Më vonë, në vitin 1991, Alushani ishte deputet i Kuvendit të parë pluralist të Shqipërisë. Si deputet ai mbahet mend për kryesimin e komisionit hetimor parlamentar për zbardhjen e masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër. Pas një karriere të gjatë politike në Partinë e Punës së Shqipërisë, Alushani u tërhoq nga jeta publike, për t‘iu rikthyer profesionit të mjekut. Por, së fundi ai akuzohet si i përfshirë në një aferë korruptive me fondet e një qendre për trajtimin e fëmijëve të ngujuar në Poliçan.