E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti shqiptar grabitet me dhunë në mes të Athinës

Një emigrant shqiptar në moshë
të thyer është bërë objekt i
dhunës së egër fizike dhe grabitjes
nga dy shtetas të huaj me qëndrim
të dyshimtë në Greqi. Policia e shtetit
fqinj informon se ngjarja ka
ndodhur në afërsi të sheshit "Omonia",
në kryeqytetin grek, Athinë. Mësohet
nga burimet zyrtare policore se 67-
vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk publikohet,
është përballur në orët e para
të dy ditëve më parë me dy persona të
dhunshëm. "Ne konstatuam se ishte
një shtetas irakian, 24-vjeçar dhe një shtetas
tjetër i huaj, nga Mauritania, 26-
vjeçar, të cilët i zunë pritë shqiptarit 67-
vjeçar në rrugën pranë sheshit ‘Omonia‘,
duke e grabitur atë me anë të përdorimit
të dhunës fizike", konfirmoi policia e
Athinës. "Dy emigrantët e goditën me
hekura në kokë 67-vjeçarin shqiptar dhe
pasi e rrëzuan pa ndjenja në tokë, i
rrëmbyen çantën që mbante në duar, ku
ndodhej një sasi e konsiderueshme eurosh
dhe u zhdukën në drejtim të paditur",
detajoi policia. Në orët e para të
ditës së djeshme ka nisur një operacion
i bazuar në të dhënat që dha policisë: 67-
vjeçar shqiptar, emigrant i rregullt në
Greqi. I dëmtuari, pasi mori mjekim në
spitalin shtetëror të Athinës, i ndihmoi
agjentët e policisë të skicojnë identikitët
e agresorëve dhe pas kësaj, bazuar në
skedat policore, u identifikuan dy të dyshuarit,
të cilët u arrestuan. Policia tha
se mauritanezi dhe irakiani pranuan se
ishin ata autorë të grabitjes. Po dje, ata u
dërguan në mesditë në Gjykatën e
Athinës, ku prokurori kërkoi arrest në
burg deri në përfundim të hetimit,
kërkesë që u pranua nga gjykatësi. Kohët
e fundit është shtuar shumë numri i
grabitjeve që kanë për viktima shtetasit
shqiptarë, emigrantë në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›