Moisiu: Dyshime për zgjedhjet e ardhshme

Ai shtoi se e ka te veshtire te parashikoje nese zgjedhjet do te jene te lira, te ndershme dhe do te shkojne pa probleme. “Dëshirën e kam të jenë të tilla. Mirëpo, fakti që po vonohen shumë, problem i regjistrimit të popullatës duhet të jetë i saktë, cështja e kartave të identitetit është ende e papërfunduar, më detyrojnë të them se e kam të vështirë të parashikoj si do të jenë”.
Persa i perket perfshirjes se emigranteve ne votime, Moisiu u shpreh se ka ngulur kembe qe në vitin
2003, ku, përmes një mesazhi dërguar Parlamentit, kërkoi të krijohej ministria apo një komitet shtetëror për emigracionin. “Atë kohë pata biseduar edhe me
Kryeministrin Fatos Nano, e më vonë, me zotin Sali Berisha.
Ata nuk e kundërshtuan këtë propozim,
por asnjëherë s‘e kanë mbështetur”, tha ai.
“Fatkeqësia është se politikanet i përdorin
emigrantët për demagogji”.