Dosja e parë. Llogaritë fantazmë, Krimet e Rënda proces për biznesmenin
Akuza dyshon për kryerjen e një sërë transaksioneve të dyshimta në vlerën e rreth 115 milionë lekëve. Nis sot seanca e parë gjyqësore me dy të pandehurit Petraq Dodi dhe Theodhoraq Zharkalli
Laureta Rryçi
Tiranë - Për herë të parë, Gjykata e Krimeve të Rënda do të gjykojë një dosje për çelje të llogarive fantazmë në banka. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan dje se dosja ka dy të pandehur: Petraq Dodin dhe Theodhoraq Zharkallin. Akuza që rëndon mbi ta është shmangie e detyrimeve dhe taksave ndaj shtetit në shumën e rreth 115 milionë lekëve, si dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare. Të dy biznesmenët akuzohen se kanë transferuar para nga llogaritë e tyre në llogari të personave të tjerë, duke përdorur edhe emra të personave që rezulton se nuk ekzistojnë fare. Sipas Prokurorisë, ka qenë biznesmeni nga Korça, Petraq Dodi, që ka krijuar një rreth vicioz duke kryer një sërë transaksionesh të dyshimta, të cilat në përfundim vinin sërish tek ai.
Denoncimi
Denoncimi është kryer nga Drejtoria e Tatim-Taksave të Gjirokastrës dhe e Korçës për shkak se janë vërejtur transaksione të dyshimta. Zbulimi është kryer nga dorëzimi i disa faturave të blerjes së lëndës së parë duke bërë që më pas të thellohet hetimi për të zbardhur të vërtetën dhe shkaqet e veprimit. Nga dorëzimi i faturave tatimore ka rezultuar se nuk është i njëjti shkrim në faturën e shoqërisë “Vielo” sh.p.k dhe “Angelo Shoes” sh.p.k me seli në Korçë. Sipas kërkesës për gjykim, kjo e fundit ka përdorur fatura të rreme të shoqërisë “Vielo” duke i falsifikuar ato bashkë me vulat. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Petraq Dodi ka hapur llogari bankare me emra të rremë, si Apostol Minga, por me fotografinë e të pandehurit tjetër Theodhoraq Zharkalliut. Për t’iu shmangur Tatim-Taksave, Petraq Dodi nga llogaria e firmës “Angelo Shoes” sh.p.k. ka transferuar në drejtim të llogarisë së “Apostol Mingës” vlera prej më tepër se 94.8 milionë lekë të reja.
Transaksionet
Transferimi, sipas hetimit të realizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është kryer me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj Tatimeve dhe Taksave. Këto transferta, sipas të dhënave të paraqitura nga hetuesit, janë realizuar në më shumë se 9 raste transaksionesh. Po ashtu, sipas të njëjtit burim, nga llogaria e Apostol Mingës janë kryer transaksione në drejtim të llogarisë së një shtetasi të quajtur Dhimitraq Xhima (llogari e përdorur në të vërtetë nga vetë Petraq Dodi). Ndërkaq, transaksione nga llogaritë e hapura janë kryer dhe transferuar edhe në drejtim të Panajot Dhimitraqit. Kjo është realizuar më 18 nëntor 2004 kur është transferuar shuma prej 5.500.000 lekësh. Është konstatuar se në llogarinë me emrin Dhimitraq Xhima janë kryer disa transaksione me vlerë 20 milionë lekë nga Petraq Dodi dhe 82.7 milionë lekë janë tërhequr nga Dhimitraq Xhima. Transaksionet bankare të realizuara nga “Angelo” sh.p.k në drejtim të personave Apostol Minga, Dhimitraq Xhima dhe Petraq Dodi kapin vlerën prej 115.000.000 lekësh dhe nga llogaria e Dhimitraq Xhimës në drejtim të Petraq Dodit gjatë vitit 2003 është xhiruar një vlerë prej 20 milionë lekësh. Nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është mësuar se shumica e parave të xhiruara në llogari të ndryshme, që në fakt rezultonin të ishin fantazëm, kanë përfunduar në llogarinë e Petraq Dodit. Sipas kërkesës për gjykim të këtij organi, Dodi është autori i xhirimeve të parave dhe njëkohësisht edhe përfituesi i tyre. Nga hetimi i kryer, akuza ka konkluduar se xhirimi i këtyre parave ka pasur si qëllim fshehjen e pasurisë nga i akuzuari, i cili ka pasur si bashkëpunëtor në këtë histori Theodhoraq Zharkallin. Të dy ata akuzohen për veprën penale të fshehjes së të ardhurave, hapjes së llogarive bankare false, si dhe shmangie të detyrimeve tatimore dhe taksore. Kjo është realizuar nëpërmjet xhirimit të parave në llogari fiktive.
26 Shkurt 2009