E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST: Disa zona në Tiranë, deri në 6 orë pa energji



Për gati gjashtë orë një pjesë e Tiranës nuk do të ketë energji elektrike edhe gjatë ditës së sotme, si pasojë e disa ndërhyrjeve në Nënstacionin e Selitës. Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se zona përreth parkut të Liqenit dhe një pjesë e Saukut nuk do të kenë energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00, si pasojë e ndërhyrjes në linjën 104/1 kilovolt, që prek Nënstacionin e Selitës. OST-ja, duke u kërkuar ndjesë banorëve të këtyre zonave, por më së shumti bizneseve, sqaroi se ndërhyrja në rrjet ishte e programuar me kohë dhe bën pjesë në grafikun e punimeve.

26 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›