E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja me akuzat e prokurorisë, e botuar në media për Gërdecin

1. Caktimi i shoqërisë së huaj SAC inc dhe urdhërimi i ndërmarrjes MEICO për realizimin e procedurës së shitjes së municioneve për çmontim dhe çmilitarizim brenda vendit me këtë shoqëri është kryer pa pasur procedurë të përcaktuar në vendimin e KM dhe pa kryer procedurë ligjore për të përzgjedhur shoqërinë SAC inc, si subjektin që do ti shitej municioni për çmontim dhe çmilitarizim.

2. Caktimi i shoqërisë së huaj, SAC inc dhe urdhërimi i ndërmarrjes MEICO për lidhje kontrate me këtë subjekt, pa qenë subjekt i së drejtës tregtare shqiptare dhe pa qenë subjekt i regjistruar në gjykatë, pra pa pasur personalitet juridik, pa qenë subjekt i tatueshëm është kryer në shkelje të ligjit.

3. Urdhërimi për lidhjen e kontratës së shitjes së municioneve për çmontimin dhe çmilitarizim në ish-Brigadën e Tankeve në Gërdec, në mungesë të lejes mjedisore të shoqërisë SAC inc, duke favorizuar atë dhe shoqërinë ALBADEMIL sh. p. k në mënyrë të padrejtë, është kryer në shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore.

4. Urdhërimi për lidhjen e kontratës me shoqërinë SAC inc pa pasur asnjë dokument që të vërtetonte: përvojën dhe llojin e teknologjisë së kësaj shoqërie dhe të shoqërisë ALBADEMIL sh. p. k në fushën e armatim-municioneve dhe të çmontimit e çmilitarizimit të tyre, si dhe përvojën në këtë fushë të shoqërisë shqiptare për kryerjen e këtij procesi. Gjithashtu, ky urdhërim është kryer pa pasur asnjë dokument për të verifikuar dhe vlerësuar respektimin e masave të sigurisë gjatë procesi të çmontimin dhe çmilitarizimit të municioneve që do të kryhej nga kjo shoqëri.

5. Urdhërimi i ndërmarrjes MEICO të realizojë procedurën e shitjes së municionit për çmontim dhe çmilitarizim në Gërdec dhe për të lidhur kontratë me shoqërinë SAC inc, në mungesë të certifikatës së konformitetit, e cila do të siguronte realizimin e procesit të demontimit sipas standardeve, është kryer në shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore.

6. Urdhërimi për të realizuar procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit në ish-Brigadës së Tankeve në Gërdec, pa u bërë më parë licencimi i këtij vendi, ku do të shkarkoheshin dhe magazinoheshin municione, ku do të kryhej procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të tyre dhe ku do të depozitoheshin nënproduktet e rrezikshme të dala nga ky proces, është kryer pa u verifikuar dhe vlerësuar nga strukturat e specializuara të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

7. Urdhërimi për kalimin e municioneve ndërmarrjes MEICO për shitjen e tyre shoqërisë SAC inc, në interes të shoqërisë ALBADEMIL shpk për çmontim dhe çmilitarizim, në mungesë të licencimit të këtyre subjekteve për të zotëruar armë dhe për të ushtruar këtë veprimtari, është kryer në shkelje të akteve ligjore dhe aktit normativ nënligjor.

8. Mosparashikimi në këtë urdhër të mbikëqyrjes dhe sigurisë ushtarake të strukturave të Forcave të Armatosura, të procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve, si dhe regjistrimin prej tyre i të dhënave për regjimin, lëvizjen dhe sasinë e municioneve të çmontuara dhe çmilitarizuara, si dhe të nënprodukteve të dala nga ky proces, është kryer në shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore. Këto veprime të kryera në shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, i kanë hapur rrugë kryerjes së një procesi të pagarantuar për respektimin e standardeve të sigurisë nga shoqëria ALBADEMIL sh. p. k, e cila ka kryer një proces të pasigurt, duke mbajtur të depozituar sasinë prej 404.8 ton barut në ato ambiente, deri në datën e shpërthimit, 15.03.2008, çka ka ndikuar në rritjen e nivelit të pasojave të ardhura nga kjo ngjarje. Gjithashtu, kanë sjellë pasojë përfitimin e padrejtë jomaterial të shoqërisë SAC inc dhe shoqërisë ALBADEMIL sh. p. k, për marrjen e paligjshme prej saj dhe në shkelje të standardeve të sigurisë, të të drejtës për ushtrimin e kësaj veprimtarie biznesi.

9. Urdhërimi, në pikën 1, germat a, b, c për nxjerrjen nga grup-depot e FA-së, të municioneve, duke përdorur formulime evazive: pa specifikuar numrin e emërtimit, të dhënat e kompletimit pa përcaktuar saktë sasitë e fishekëve me gëzhojë tunxhi e përcaktuar në shkresën nr. 927, datë 6. 02. 2007, nga Drejtoria Logjistike e SHPFA, si dhe pa specifikimet e tjera për secilin kalibër, të domosdoshme për të bërë të kuptueshëm dhe të zbatueshëm këtë urdhërim, është kryer në shkelje të aktit normativ.

10. Nuk ka parashikuar përballimin e shpenzimeve të transportit, me të njëjtin mendim kriminal të fokusuar dhe nga Komisioni i Miratimit të Çmimeve, me synim për të realizuar përfitime të padrejta materiale nga shoqëria ALBADEMIL sh. p. k, nëpërmjet shoqërisë SAC inc, në përmbushje të ofertës, që siç kemi parashtruar më lart në këtë kërkesë për gjykim, provohet se është përgatitur nga i pandehuri Ylli Pinari. Me këtë mosveprim janë shkelur aktet nënligjore.

11. Urdhërimi, në pikën 6 të këtij urdhri, që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, të lëshojë leje eksporti për nënproduktet që rezultojnë nga procesi i çmontimit, në mungesë të licencimit të shoqërive eksportuese nga Komisioni i Posaçëm, i cili duhej të ngrihej para nxjerrjes së këtij urdhri, është kryer në shkelje të aktit normativ nënligjor.

Urdhrat për ushtarakët
Ka urdhëruar Komandën e Forcës së Bashkuar (KFB), të dërgojë për çmontim dhe çmilitarizim municione të kalibrave 7.62 mm, 12.7 mm dhe 14.5 mm, të cilët ishin municione mbi kompletimin organik, pa verifikuar daljen e tyre nga armatimi dhe përdorimi dhe pa specifikuar të dhënat e kompletimit (partia, viti, uzina), sasitë dhe specifikimet e tjera për secilin kalibër, të domosdoshme për të bërë të kuptueshëm dhe të zbatueshëm këtë urdhërim. Ky urdhërim, gjithashtu, është kryer pa pasur vendim të Komisionit të Posaçëm të Kategorizimit të tyre.

1. Nuk ka parashikuar urdhërimin për përballimin e shpenzimeve të transportit që do të kryhej nga strukturat ushtarake, me synim për ti siguruar përfitime të padrejta materiale shoqërisë ALBADEMIL sh. p. k, nëpërmjet shoqërisë SAC inc, duke lejuar që këto shpenzime të përballoheshin nga buxheti i shtetit.

2. Ka urdhëruar Komandën Mbështetëse, në pikën 1 të këtij urdhri, për të dërguar në ndërmarrjen MEICO municione të kalibrave 6.5 mm, 7.92 mm dhe 8 mm, pa pasur vendim të Komisionit të Posaçëm të Kategorizimit, si dhe pa specifikuar të dhënat e kompletimit (partia, viti, uzina), sasitë dhe pa specifikime të tjera për secilin kalibër, elementë këto të domosdoshme për të bërë të kuptueshëm dhe të zbatueshëm këtë urdhërim.

3. Ka urdhëruar shitjen e municioneve të këtyre kalibrave, pa pasur vendim të Komisionit të Miratimit të Çmimeve, duke shkelur aktet nënligjore.

4. Nuk ka parashikuar në këtë urdhërim përballimin e shpenzimeve të transportit të municioneve që do të kryheshin nga Komanda Mbështetëse, duke shmangur shoqërinë ALBADEMIL sh. p. k, nëpërmjet shoqërisë SAC inc nga përballimi i këtyre shpenzimeve, si dhe kanë lejuar që këto shpenzime të përballoheshin nga buxheti i shtetit. Me këtë veprim kanë kryer shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore.

I pandehuri Fatmir Mediu, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, me synim realizimin e përfitimeve materiale dhe jomateriale të padrejta të shoqërisë ALBADEMIL sh. p. k, nëpërmjet shoqërisë amerikane SAC inc, ka përgatitur dhe miratuar urdhrat e përmendur më sipër, në shkelje edhe të rregullave për hartimin dhe qarkullimin e akteve administrative në Ministrinë e Mbrojtjes dhe konkretisht:

1. Në hartimin dhe miratimin e urdhrit nr. 550, datë 25.04.2007 Për zbatimin e Vendimit nr. 138 dt 14.3.2007 të Këshillit të Ministrave Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi, për sa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municioni, kanë shmangur përfshirjen në formulimin e këtij urdhri, të Drejtorisë së Harmonizimit të Legjislacionit dhe Marrëdhënieve me Kuvendin, si dhe strukturat përkatëse të Shtabit të Përgjit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›