E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: Deklaratat e PS për procesin e kartave, frenuese të këtij procesi

Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë deklaratat e fundit të Partisë Socialiste, duke i konsideruar frenuese për këtë proces. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kjo ministri informon opinion publik se mbarëvajtja e procesit po funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Numri i qytetarëve që aplikojnë për kartat e identitetit ka ardhur çdo ditë në rritje dhe aktualisht po bëhen 13 mijë aplikime në ditë, duke realizuar deri më datën 19 Mars mbi 300 mijë aplikime, theksohet në deklaratë. Ndër të tjera bëhet e ditur se prodhimi i letërnjoftimeve elektronike ka arritur deri në 200 mijë në ditë, dhe se kapaciteti është i gatshëm të pranojë aplikimin e 15 mijë qytetarëve në ditë dhe prodhimin e 18 mijë kartave në ditë, kapacitet i cili deri në datën 15 Qershor 2009 mund të prodhojë deri në 1 milion e 300 mijë karta identiteti. Ministria e Brendshme i ka kërkuar kompanisë konçesionare të mundësojë funksionimin e procesit edhe ditët e shtuna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›