E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unë në NATO, nxënësit në maratonë sportive

Afrimi i datës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka nxitur Kuvendin e Shqipërisë të organizojë paraditen e së hënës (23 mars) një maratonë sportive me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9 vjeçare të Tiranës. I emërtuar "Unë në NATO", ky aktivitet sportiv i organizuar nën kujdesin personal të kryeparlamentares Jozefina Topalli, do të mbledhë nxënës të kryeqytetit për të garuar së bashku në një vrapim simbolik në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", nga ura e Lanës e deri tek sheshi "Nënë Tereza".
Në fillim të muajit prill, në Samitin e NATO-s, që do të mbahet në Strasburg-Kehl, Shqipëria pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikur të Veriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›