E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Forumi i gruas legaliste

Kreu i PLL- së, Ekrem Spahiu ka vlerësuar si domosdoshmëri angazhimin e gruas në politikë. Gjatë forumit të Grave Legaliste, Saphiu ka përmendur përpjekjet maksimale që ka bërë mazhoranca për t'i dhënë vendin dhe angazhimin e duhur femrës në të gjitha nivelet e pushtetit, ku mbi në 40 për qind e administratës janë femra, ndërsa në nivelet e dyta drejtuese gjinia femërore përbën mbi 30 përqind. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, paraqesin një mundësi shumë të mirë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrjet më të rëndësishme, dhe detyrimi ligjor i parashikuar në Kodin Zgjedhor që 30 përqind e kandidateve të jenë femra, është fillimi i ndryshimit që i hap rrugën rritjes së pjesëmarrjes së grave në të gjitha fushat e jetës, theksoi Spahiu ku ndër të tjera shtoi se strukturat drejtuese të legalitetit janë të prirura, që në listat për deputetë në zgjedhjet 28 qershorit, t'i japin një vend të madh përfshirjes së grave. Gjatë fjalës së tij, mbajtur në këtë forum ai shprehu bindjen se zgjedhjet e 28 qershorit, përveçse fitores së koalicionit të djathtë, PLL do të shënojë sipas tij edhe standarde të larta demokratike, falë masave të marra deri tani nga qeveria përsa i përket infrastrukturës zgjedhore, fal ekzistencës së vullnetit të saj për zgjedhje të lira e të ndershme. Spahiu i bëri thirrje gjithë simpatizantëve të PLL-së të aplikojnë për karta identiteti, pasi sipas tij "prodhimi, shpërndarja dhe kapacitetet e vëna në dispozicion në njësitë vendore nuk paraqet asnjë problem. Ndërsa kryetarja e forumit të gruas në PLL, Zhaneta Ndregjoni, vlerësoi në fjalën e saj se roli i gruas nuk duhet të konsiderohet si një slogan, por si një rol konkret.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›