Dosja për Lulzim Bashën, procedurat që do të ndjekë në Gjykatën e Lartë
Të martën nis shqyrtimi i depozitimit të dosjes për gjykim. Shortet që do të përcaktojnë trupën e gjyqtarëve penalë
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Lartë të martën do të nisë procedurat për shqyrtimin e dosjes “Rrëshen-Kalimash” që ka si të pandehur ministrin Lulzim Basha. Ndryshe nga herët e tjera, kjo gjykatë nuk duhet të shprehet për vendime të gjykuara më parë nga trupa të tjera të gjykatave të shkallëve të tjera. Dosja e mbërritur pasditen e së premtes do të gjykohet në themel. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm se ç’do të ndodhë me këtë dosje deri në përcaktimin e gjyqtarëve që do ta gjykojnë apo edhe në një vendim përfundimtar për të akuzuarit.
Dosja
Prokuroria dorëzoi dje në Gjykatën e Lartë dosjen e hetimeve për rrugën Durrës–Kukës. Në orën 9.00 të ditës së martë, dosja “Basha” pritet të nisë dhe procedurat e para në këtë gjykatë. Më pas duhet të mblidhet Këshilli i Gjykatës së Lartë, ku pritet të merret një vendim ligjor lidhur me hetimin.
Sipas të dhënave, dosja “Basha” përbëhet nga 4 fashikuj, ndërsa në zarfin e dorëzimit të dosjes ndodhet vetë firma e kryeprokurores Ina Rama. Basha akuzohet për shpërdorim fondesh në rrugën Durrës-Kukës gjatë kohës që ai ka qenë ministër i Transporteve. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, shpërdorimet me fondet në këtë rrugë vlerësohen të jenë 232 milionë euro. Ai akuzohet edhe për pabarazi në tenderat e rrugës.
Procedura
Dosja që në momentin e ardhjes në Gjykatën e Lartë regjistrohet nga punonjësit e Zyrës së Regjistrimit në sistemin përkatës. Sistemi i vendos çështjes automatikisht një numër dhe ia cakton këtë çështje gjyqtarit përkatës në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme, pra duke realizuar që në këtë moment shortin e parë (dhomë këshillimi). Ky short është elektronik dhe nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje në të, po ashtu nuk mund të llogaritet gjyqtari të cilit do t’i bjerë për shqyrtim një çështje e caktuar. Në rastin kur gjyqtari dhe ndihmësi ligjor përkatës paraqesin kërkesë me shkrim sipas ligjit për heqje dore nga kjo çështje, bëhet përsëri shorti elektronik në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme nga sistemi. Me marrjen e vendimit nga trupi gjykues në dhomë këshillimi kryhet shorti i dytë elektronik. Dosjet me vendimin përkatës të kolegjit seleksionues, ndihmësi ligjor ia kalon Sektorit të Regjistrimit kur çështja kalon për gjykim.
6 Dhjetor 2008