E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS: Qeveria shkaktoi bllokimin e masterave dhe të doktoraturave në Arsim



Partia Socialiste e akuzoi kryeministrin Berisha për demagogji dhe shkelje të premtimit të tij për të realizuar kthimin e sa më shumë intelektualëve në Shqipëri të arsimuar jashtë vendit. Kryetarja e Komisionit për Arsimin në selinë rozë, Ledi Shamku, tha se ndryshe nga sa ishte premtuar, sot rezulton se si rezultat i paaftësisë së qeverisë janë bllokuar masterat dhe doktoraturat.
“Qëkurse këta njerëz kanë marrë në dorë fatet e vendit, kanë bllokuar kërkimtarinë shkencore universitare dhe nuk kanë energjinë e as po janë në gjendje ta zhbllokojnë atë. Nga sa duket, kjo do të jetë qeveria e parë e cila përfundon një mandat të plotë me mastera e doktoratura të bllokuara, duke shënuar një standard obskurantist, që mund të krahasohet veç me politikën antishqiptare të Fanariotëve. Stafet që merren me problemet e arsimit dhe të kërkimtarisë shkencore, apo më saktë që nuk merren, po pozicionohen vetëm në ato iniciativa ku kryhet trafik influence, qoftë i nivelit financiar apo dhe politik, duke paralizuar qëllimin kryesor për të cilin ekzistojnë institucionet universitare të një vendi: kërkimin shkencor të drejtuar nga vetë këto institucione. Dhe sot, plot tre vjet pas bllokimit të kualifikimeve shkencore, drejtuesit e universiteteve vijnë vërdallë, pasi asistentë me tituj nuk po ka më, madje nuk po ka as pedagogë me tituj”, - tha Shamku.

7 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›