E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi vlerësohet me çmimin “Kalorës për Paqen e Mijëvjeçarit”



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, u nderua dje pasdite me titullin ndërkombëtar "Kalorës për Paqen e Mijëvjeçarit" nga Bashkimi Ndërkombëtar i Paqes i themeluar nga prof. Xhanfranko Kosta në vitin 1978.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm të zhvilluar në qendrën e Milanos merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të Bashkimit Ndërkombëtar të Paqes, autoritete të pushtetit vendor, ambasadori shqiptar Kola dhe konsulli Topallaj, personalitete të shquara të artit dhe kulturës si edhe shumë e shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Itali, me të cilët presidenti Topi u përshëndet nga afër. Presidentit Topi iu dorëzua titulli i lartë "Kalorës për Paqen e Mijëvjeçarin" nga prof. Xhanfranko Kosta për rolin e tij të rëndësishëm në mbrojtje të paqes, solidaritetit dhe dialogut, duke shërbyer si faktor moderues dhe ndikues për paqen në rajonin ballkanik dhe më gjerë, gjithnjë në shërbim të demokracisë dhe vlerave më të larta njerëzore në botë në gjurmët e humanistes së madhe dhe bashkatdhetares së shquar, Nënë Terezës. Gjithashtu Zonjës së Parë, Teuta Topi, iu dorëzua në mënyrë simbolike një degë ulliri për të vlerësuar edhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes, humanizmit dhe ruajtjes së vlera më të mira njerëzore. Kreu i shtetit shqiptar, tepër i emocionuar nga ky nderim i lartë, duke shprehur mirënjohjen ndaj drejtuesve të Bashkimit Ndërkombëtar të Paqes, iu drejtua të pranishmeve duke thënë se ndihet tepër i nderuar dhe i prekur nga ky titull, duke premtuar se do t’i mbajë lart ato vlera duke i çuar edhe më përpara në shërbim të paqes, demokracisë dhe përparimit e begatisë botërore.

Veliaj: “Qeveria, mungesë transparence me kontratat energjetike”

Gjatë një turi që G99-a po zhvillon në Jug të vendit, Erion Veliaj është prononcuar në Vlorë për mungesën e energjisë si dhe për kontratat e nënshkruara së fundi nga qeveria shqiptare me rastin e ardhjes në Shqipëri të kryeministrit italian, Berluskoni.
Veliaj kritikoi mungesën e transparencës me të cilën u bënë këto kontarta dhe cilësoi se qeveria shqiptare do të duhej të ishte kujdesur më shumë që këto kontrata të ishin në interes të qytetarëve që ajo qeveris, pra shqiptarëve. "Është ironike të zgjohesh në Vlorë, ku dritat mungojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 5 pasdite, ndërkohë që kryeministri shqiptar firmos kontrata në interes të fqinjëve pa asnjë të drejtë që nga kjo energji të përfitojnë shtetasit e vet”, - tha Veliaj. Sipas tij, qeveria e ardhshme do të duhet të rishikojë këto kontrata duke pasur më shumë parasysh interesat e qytetarëve shqiptarë.

7 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›