E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja për Ramën në Prokurori/ Berisha: Prokuroria, pre e ndikimit politik, nuk heton dosjet korruptive të kreut të Bashkisë, Edi Rama

Kryeministri Sali Berisha u shpreh mbrëmë se Prokuroria po mban peng hetimin e dosjeve të Edi Ramës, që faktojnë abuzimet e tij me lejet e ndërtimit. Sipas kryeministrit, me këto veprime, organi i akuzës, duket qartë që ka rënë pre e ndikimeve politike, pasi po aplikon dy standarde të punën e saj të hetimit dhe vënien para drejtësisë. “Prokuroria nuk duhet të aplikojë dy standarde në aasimetri totale. Ajo duhet të hetojë edhe admiminstratën e mëparshme. Dosjet e Edi Ramës, janë në prokurorinë e Tiranës. A ka praktikë më korruptive, sesa t’i japësh mikun tënd 19 leje ndërtimi nga 28 të tilla në tërësi. Në plot 8 vite të qeverisjes socialiste, Shqipëria u ngjit në majën e piramidës së korrupsionit dhe të krimit të organizuar, ku bandat kontrollonin të gjithë vendin. Unë nuk mund të bëja prokurorin, por kërkova vazhdimisht dënimin e të korruptuarve dhe përkrahësve të krimit. Ne edhe mund të hyjmë në BE, por nëse nuk funksionon shteti ligjor, do të mbetemi një vend me njolla”, tha Berisha

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›