Qeveria luftoi papunësinë. Në katër vite u hapën 80 mijë vende pune të reja

Kryeministri tha se janë 80 mijë punonjës që figurojnë më shumë në sektorin privat që figurojnë edhe në sigurimet shoqërore. “Janë 80 mijë të punësuar më shumë se 4 vite më parë. Ka një gjenerator të fuqishëm ekonomike dhe kjo është rritja ekonomike. Në kushtet e krizës, ekonomika shqiptare arriti të rritet me 8 %. Punësimi do të dyfishohet gjatë mandatit të dytë. E fundit, duhet të kemi parasysh se Shqipëria është një vend, ku Shqipëria rurale, është mbi 40%. Urbanizmi i këtij vendi është objektiv më vete. Në mënyrën më të pashmangshme do të ketë lëvizje nga fshati në qytet. Nëse punëson 100 mijë punonjës, atëher ka funksionuar ulja e papunësisë. Tregu informal edhe në vendet me ligjet më të forta ekziston, nuk thotë asnjë vend se ka zero treg informal”, shtoi kreu i qeverisë.
Energjia elektrike
Nëse është një çështje që ne i kemi dhënë përgjigje të plotë, është energjia. Unë premtova se në fund të vitit 2007 nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike.
Unë ndëshkova ndërprerjen abuzive të energjisë. Qeveria do të subvencionojë cdo cmim për energjinë që ajo të mos mungojë. Janë importuar 2.4 KWH energji dhe garantuam furnizmi të vazhdueshëm me energji elektrike. Vetëm këto dy muaj fillojnë punimet 20 hidrocentrale, përfshirë edhe kaskadën e Devollit. Në mandatin e dytë të kësaj qeverie, Shqipëia do të jetë eksportuese e energjisë elektrike. Shumë shpejt, Shqipëria do të jetë një superfuqi energjetike në rajon. Nuk ekzistonte asnjë lloj gjallese apo mendim për të shfrytëzuar dhe vënë në punë ujërat. Në kushtet e një mungese totale të infrastrukturës ne filluam punën. Ne përjashtojmë në mënyrë kategorike kufizimet e energjisë elektrike. Remontet janë ligjore.
...