Dosja, të gjitha akuzat ndaj shefit të Policisë Rrugore
Prokuroria e Tiranës formulon akuzat ndaj shefit të qarkullimit rrugor, Krenar Ahmetaj, të cilin e akuzon për "veprime arbitrare gjatë funksionit të tij publik". Në dosje, Hasan Neza dhe bashkëshortët Elisabeta Imeraj e Agron Bajri kanë denoncuar se janë dhunuar dhe fyer personalisht nga Krenar Ahmeti. Neza pretendon se gjatë debatit me shefin e qarkullimit i ka thënë se do të ankohem në prokurori për këtë fakt, por Krenar Ahmeti e ka kërcënuar se "për organin e akuzës nuk e rr... fare, sepse përpara pak ditësh kam marrë një prokurore me gjithë burrin e saj dhe i kam çuar për b... në polici". Më poshtë, gazeta "Shqip" publikon dosjen e organit të akuzës kundër Krenar Ahmetit.
Objekti i dosjes
Në datën 26 maj 2008 në Prokurorinë e Tiranës ka bërë kallëzim Hasan Nezaj ndaj punonjësit e Policisë të Komisariatit të Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti, i cili, sipas tij, për interesa personale duke përdorur autoritetin e Policisë së Shtetit ka shoqëruar atë në Komisariatin e Policisë nr.2. Po kështu, po i njëjti person i identifikuar me emrin Krenar Ahmeti, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, në bulevardin qendror ka shoqëruar për në Komisariatin e Policisë nr.2 prokuroren Elisabeta Imeraj, së bashku me bashkëshortin e saj, Agron Bajri, pavarësisht se është paraqitur si prokurore. Kallëzimi është regjistruar në datën 20 maj 2008. Mbi bazën e dy kallëzimeve të mësipërme, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të shtetasve Krenar Ahmeti, Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi për veprën penale të "kryerjes së veprimeve arbitrare". Ndërsa Krenar Ahmeti ka pretenduar se i ka shoqëruar për në komisariat, pasi shtetasit Agron Bajri dhe Elisabeta Imeraj kishin prishur qetësinë publike, kishin kundërshtuar forcat e rendit. Duke shpjeguar incidentin me prokuroren, pretendon se ajo kishte hipur me forcë në makinën e policisë dhe meqenëse ajo hipi me forcë ai e kishte lënë atë së bashku me burrin e saj të shoqëruar tashmë, të shkonte për në Komisariatin e Policisë nr.2.
"Për organin e akuzës s‘më rr..."
Në datën 25 maj, Hasan Nezaj ka qenë duke komunikuar me Krenar Ahmetin për shkak se i është marrë pa procesverbal leja e qarkullimit të automjetit me targë DR 8898 D. Ata kanë pasur njohje me njëri-tjetrin dhe në fillim biseda ishte normalisht. Por për një çast, Krenar Ahmeti fillon të thotë fjalë fyese ndaj Hasan Nezajt. Gjatë debatit, Hasan Nezaj i ka thënë se do të ankohem në prokurori për këtë fakt, por Krenar Ahmeti i ka thënë se "për organin e akuzës nuk e rr... fare, sepse përpara pak ditësh kam marrë një prokurore me gjithë burrin e saj dhe i kam çuar për b... në polici". Më pas Krenari i ka thënë Hasanit se "do të bëj që të ecësh me biçikletë në Tiranë". Në debat e sipër Krenar Ahmetaj ka komunikuar me një polic dhe i ka thënë që "thirr një patrullë që ta shoqërojmë plehrën". Hasani nuk ka reaguar, por ka pritur ardhjen e patrullës së policisë. Pasi ka ardhur patrulla, Hasan Nezaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.2 dhe sipas procesverbalit rezulton se ky shtetas është futur në komisariat në orën 16:40 dhe ka dalë prej andej në orën 24:00. Faktet provohen edhe nga dëshmitari Elidon Senia, i cili ka dëgjuar nga Krenar Ahmeti t‘i thotë Hasan Nezajt se "unë të bëj të ecësh me biçikletë". Nga hetimi del se Hasan Nezajt i është hequr liria pa pasur asnjë vepër penale, pa shkelur asnjë ligj të shtetit, por thjesht për motive personale të punonjësit të policisë, Krenar Ahmeti. Pra, liria e shtetasit, Hasan Nezaj, është hequr në mënyrë të paligjshme.
Fyerja e padrejtë!
Në datën 17 maj 2008 rreth orës 21:00 automjeti tip "Benz" me targa të Tiranës i drejtuar nga shtetasi Gëzim Imeraj, në bulevardin kryesor është ndaluar nga punonjësi i policisë A.Balla. Pas ndalimit, punonjësi i policisë i kërkon dokumentet e makinës, në të cilin ndodheshin edhe dy motrat e drejtuesit të automjetit dhe nëna e tij e sëmurë. Polici vonon në kthimin e dokumenteve të makinës. Punonjësi i policisë nuk shfaq asnjë shkelje të rregullave të qarkullimit. Vonesa e kthimit të dokumenteve ka sjellë reagimin e drejtuesit të automjetit, i cili ka deklaruar se kishte një problem familjar (kishte nënën sëmurë). Pasi polici nuk ka reaguar, ka dalë shtetasja Elisabeta Imeraj, e cila i shpjegon policit problemin familjar dhe i thotë nëse ka shkelje të Kodit Rrugor të procedojë me masë administrative, në të kundërt t‘i kthejë dokumentet. Në bazë të hetimeve rezulton se shtetasja Elisabeta është fyer nga punonjësi i policisë, fyerje të cilat janë dëgjuar edhe nga motra e vëllai i prokurores. Pasi drejtuesi i automjetit ka marrë dokumentet, ka ecur në bulevardin kryesor. Me porosi të motrës së tij ka arritur t‘i afrohet makinës së policisë me targa 0044. Kjo ka ndodhur në rrugën përballë Presidencës, pak përpara se të mbërrinin në kryqëzimin para "librit universitar". Të dyja makinat kanë hapur krahun, ndërsa prokurorja ka komunikuar me Krenar Ahmetajn, duke iu prezantuar shefit të qarkullimit me identitet të plotë, duke i bërë të ditur ngjarjen e para pak çasteve. Sipas krenar Ahmetajt, prokurorja i është paraqitur me mirësjellje të plotë. Më pas punonjësi i policisë, Krenar Ahmeti, pa asnjë shkak e ka fyer rëndë prokuroren. Kjo e fundit, disa minuta më vonë takon bashkëshortin e saj, i cili po pinte kafe në atë zonë. Të dy bashkëshortët hipin në makinën e tyre dhe nisen për në shtëpi.
Shoqërimi i prokurores
Në makinë shtetasja Elisabeta Imeraj, i tregon bashkëshortit mënyrën e sjelljes së policëve. Gjatë kohës që makina ka qenë duke ecur në bulevardin kryesor, Agron Bajri ka parë shtetasin Krenar Ahmeti të zbritur në tokë, të veshur civil dhe i është drejtuar atij me qëllim për t‘u sqaruar duke i thënë "përse kishte ofenduar bashkëshorten e tij". Pas fjalëve të Bajrit, punonjësi i policisë, Krenar Ahmeti, ka marrë çelësat e makinës së Agron Bajrit dhe e ka tërhequr poshtë nga makina këtë të fundit. Kjo ka bërë që të zbresë menjëherë në tokë edhe bashkëshortja e Bajrit, prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila i është afruar Krenarit duke i kërkuar sqarim. Krenar Ahmeti ka thënë fjalë fyese në drejtim të dy bashkëshortëve. Më pas prokurorja ka njoftuar eprorin e saj duke i shpjeguar situatën, ndërsa eprori i saj i ka kërkuar të kontaktojë me krenarin, por ky i fundit nuk ka pranuar, por ka vazhduar përsëri fyerjet. Gjithashtu, Krenar Ahmeti ka marrë telefonat celularë të shtetasit Agron Bajri duke mos dhënë sqarime për këtë punë. Më pas Ahmeti ka urdhëruar në kundërshtim me çdo normë ligjore shoqërimin e dhunshëm për në polici të dy qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Në vendngjarje mbërrijnë edhe dy punonjës të policisë, të cilët dëshmojnë se kanë parë të gjitha veprimet e dhunshme. Megjithatë, pas konfliktit, shtetasi Agron Bajri dhe bashkëshortja e tij janë shoqëruar në komisariat me një makinë të 129-ës, në të cilën ndodheshin Alfons Gjoni dhe Blenart Vathi. Bajri ka qenë i lidhur me pranga. Ata nuk janë lënë të komunikonin me telefon dhe as dy policët në automjet nuk kanë pranuar të "lirojnë" prokuroren. Në momentin e mbërritjes së makinës në Komisariatin e Policisë nr.2, të dy bashkëshortët janë lënë për disa minuta në makinë pa u shpjeguar se çfarë ndodhi. Në vendngjarje mbërritën edhe punonjës të SHKB-së.
Pezullohet nga detyra Krenar Ahmeti
Gjykata e Tiranës ka vendosur dje të pezullojë nga detyra, shefin e Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor në kryeqytet, Krenar Ahmeti. Gjyqtarja e gatshme, Majlinda Doga, miratoi kërkesën e prokurorisë, e cila kishte vendosur të niste çështjen penale ndaj Ahmetit, pas denoncimit të bërë nga dy qytetarë për ushtrim dhune fizike. Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Bajri dhe qytetari Hasan Neza kishin bërë kallëzim penal ndaj Ahmetit. Ky i fundit u paraqit në gjykatë me uniformën e oficerit të policisë dhe gjatë seancës e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë, duke deklaruar se nuk kishte kryer asnjë veprim arbitrar. Por argumentet e tij nuk e kanë bindur gjykatësen, e cila rreth orës 16.00 ka dhënë vendimin, duke miratuar kërkesën e prokurorisë dhe duke pezulluar nga detyra Ahmetin.