E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët, 28 vjet burg për shitjen e fishekëve

Rënia e akuzës së trafikut të municioneve, i ka shpëtuar ish-ushtarakët e kapur me 51 mijë copë fishekë, nga një dënim i rëndë. Dje Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shpallë fajtorë për veprat penale të "Shpërdorimit, shkatërrimit ose dëmtimit të pasurisë ushtarake" dhe "Armëmbajtjes pa leje" dhe të dënojë Medi Hasanin me 7 vjet burg, Gramoz Bendon, Arif Matën e Pajtim Lamajn me nga 5 vjet e 6 muaj burg dhe Nasi Strorin me 5 vjet burg. Të dënuarit përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar. Ish-ushtarakët u arrestuan më 20 mars të vitit të kaluar, me një sasi fishekësh që e kishin siguruar në repartin e Beratit dhe gjatë gjyqit pretenduan se do t‘i shisnin për skrap në fabrikat e demontimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›