E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kap drogën, ikin trafikantët

Tre trafikantë droge kanë arritur t‘i shpëtojnë policisë duke lënë pas çantat me rreth 40 kilogramë marijuanë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Peshkëpi e Sipërme të Gjirokastrës, në vendin e quajtur "Gryka e Bogazit" në afërsi të piramidës 24 të kufirit shqiptaro-grek. Policia ka pikasur tre shtetas duke iu afruar kufirit dhe u ka bërë thirrje të ndalonin, por ata janë larguar me shpejtësi duke braktisur çantat. Nga kontrolli rezultoi se në çantat e shpinës kishte 32 pako me marijuanë nga 1.2 kilogramë secila, me gjithsej rreth 40 kilogramë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›