E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen bombola plagoset shitësja

Shpërthimi i një bombole gazi ka shkatërruar plotësisht një dyqan dhe ka plagosur rëndë një 53-vjeçare në lagjen "Çole" të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 19:00, në një dyqan lagjeje, ku shiste Bejaze Latifi, 53 vjeçe. Policia tha se një prej bombolave që shiteshin në këtë dyqan ka pasur rrjedhje, për shkak të prishjes së valvulës dhe kjo ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›