E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, BE: Qëndrimi ynë, pas takimit me Berishën



Bashkimi Evropian do të zhvillojë bisedime me qeverinë shqiptare për ligjin e ri të lustracionit. Presidenca e BE-së, e drejtuar nga Çekia, përmes një deklarate për mediat bëri dje të ditur se Bashkimi Evropian do takohet me qeverinë për të bërë të ditur më pas qëndrimin e saj për ligjin për lustracionin. Një tjetër çështje e përmendur në deklaratën e BE-së është dialogu politik në Shqipëri mes partive politike. Deklarata shpreh se një nga kriteret me rëndësi për të hyrë në BE është dialogu politik. “Bashkimi Evropian i kushton një rëndësi të madhe dialogut politik përgjatë spektrit politik. Ky është një nga kriteret politike me rendësi thelbësore për pranimin në BE”, - shprehet deklarata e BE-së. Sipas deklaratës në fjalë, BE-ja kërkon në të njëjtën mënyrë, një rëndësi edhe për pavarësisë e gjyqësorit nga ana e politikës. BE-ja kërkoi që gjyqësori të jetë i pavarur politikisht dhe funksionues. “Në të njëjtën mënyrë, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe një gjyqësori mirëfunksionues dhe politikisht të pavarur”, - thotë deklarata. Për sa i përket ligjit të dosjeve, deklarata zyrtare thotë se ka disa shqetësime në lidhje me përmbajtjen e projektit. “Ligji i ri "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve" ngre shqetësime në lidhje me disa aspekte si mbi procedurën, ashtu edhe mbi përmbajtjen”, - thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›