E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, Berisha sfidon SHBA dhe OSBE

Mazhoranca ka dalë
hapur kundër
ndërkombëtarëve,
duke miratuar e
vetme ligjin për "Pastërtinë e figurave",
edhe pse SHBA-ja dhe
OSBE-ja kanë deklaruar se ai
ngre shqetësime të rëndësishme
kushtetuese. Në një seancë që
s‘ka zgjatur shumë, Kuvendi me
shumicë të thjeshtë ka miratuar
draftin për të polemizuar javët e
fundit. Pa praninë e opozitës, me
74 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim,
deputetët e PD-së kanë
miratuar ligjin për dosjet. Dy
deputetët që kanë votuar
kundër kanë qenë: Durim Hushi
dhe Bukurosh Stafa, ndërkohë
që ka abstenuar deputeti i PBDNJ-
së, Leonard Solis. Ashtu siç
ishte parashikuar, seanca ka filluar
me një tension, i cili realisht
është ndihmuar nga Kryetarja e
Kuvendit, Topalli, që nuk e ka
lejuar nënkryetarin e grupit të PSsë,
Erjon Braçe, të përfundonte
fjalën e tij, i cili, pasi ka informuar
Kuvendin pse opozita nuk merrte
pjesë në seancë, nuk i ka
kursyer akuzat dhe ironinë ndaj
mazhorancës e Kryeministrit
Berisha. Topalli nuk e ka duruar
ironinë e Braçes, ndaj ka ndërprerë
seancën, pasi ky i fundit
nuk largohej nga podiumi, ndërsa
deputetët e mazhorancës nuk
kanë mundur të ndërhyjnë, me
gjithë thirrjeve që u ka bërë Topalli.
Pas fjalës së Braçes, ka reaguar
menjëherë Kryeministri
Berisha, i cili i ka cilësuar deputetët
socialistë si "burracakë"
e "frikacakë", që i tremben përballjes
me historinë e vendit. Sipas
Berishës, ligji i hartuar nga
pozita nuk synon hakmarrjen, siç
pretendojnë deputetët e
dit
nga e kaluara. Duke kritikuar
veprimin e së majtës, lideri i
mazhorancës ka theksuar se
zbardhja e së shkuarës është një
detyrim i politikës. Pas Kryeministrit,
fjalën e ka marrë kryetari
i grupit parlamentar të LSI-së,
Pëllumb Xhufi, i cili ashtu si PSja,
është shprehur kundër votimit
të këtij ligji, duke theksuar se ky
draft ka ardhur në një kohë jo të
duhur dhe për të goditur politikisht.
"Nuk është rasti i këtij projektligji,
ai vjen në një kohë të papërshtatshme.
Ky ligj ka pasur
kontestime të shumta. Gjithashtu
është një projektligj që synon
të godasë politikisht institucionin
e prokurorisë dhe gjyqësorin,
të cilët janë të angazhuar në
zgjidhjen e disa çështjeve madhore
që kanë të bëjnë me korrupsionin",
është shprehur Xhufi. Po
kështu, kundër ligjit është shprehur
edhe grupi parlamentar i
qendrës. Deputeti Durim Hushi,
gjatë fjalës së tij, i ka bërë thirrje
mazhorancës të mos e miratojë
atë dhe ta kthejë për rishikim në
Komisionin e Ligjeve. Ndërsa deputeti
Nikollë Lesi ka kërkuar që
në ligjin për "Pastërtinë e figurave"
të përfshihen edhe pronarët
dhe kryeredaktorët e mediave.
Sipas tij, media është
pushteti i katërt dhe nuk duhet
të përjashtohet nga ky ligj. Lesi
ka përmendur në sallën e Kuvendit
disa pseudonime, si "Lapsi i
gjelbër" dhe "Lotimi", të cilat, sipas
tij, janë pseudonime që
mbahen nga drejtues mediash.
Por, pavarësisht pretendimit të
Lesit, deputetët e mazhorancës
e kanë rrëzuar propozimin e tij,
duke lënë në fuqi variantin e
mazhorancës, ku mediat nuk
preken nga ky ligj.

PS: Berisha, i papërgjegjshëm përballë Uashingtonit

Bojkot të Kuvendit deri sa të votohet
Kodi Zgjedhor. Këtë vendim
artikuloi dje në publik kreu
i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai shprehu
shqetësim serioz të Partisë Socialiste
për zvarritjen e pajustifikueshme
të punës së Parlamentit për Kodin e ri
Zgjedhor nga ana e forcave qeveritare
dhe Kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit,
në vlerësimin e liderit të opozitës,
ka marrë një pozicion të papërgjegjshëm
në raport me detyrimin madhor
të forcave politike, të qeverisë
veçanërisht dhe të tijin personalisht,
ndaj popullit shqiptar e partnerëve
ndërkombëtarë. "Marrja peng e Kodit
Zgjedhor, për arsye që s‘kanë të bëjnë
as me interesat e shqiptarëve e të Shqipërisë
dhe as me Kushtetutën e
ligjin, por vetëm me interesat përditë
e më personale të Kryeministrit të rrethuar
nga zullumi përditë e më i trashë
i korrupsionit qeveritar, është shprehja
më alarmante e papërgjegjshmërisë
së njeriut që qeveris vendin tonë dhe
e vënies së pushtetit ekzekutiv në
funksion të interesave të këtij njeriu e
të oborrit të tij", theksoi Rama. Ne, vijoi
ai, po humbim kohë të shtrenjtë për
ngritjen e administratës zgjedhore sipas
hapave të përcaktuar në Kodin e ri
Zgjedhor e po rrezikojmë krejt procesin
zgjedhor. Kjo ndodh, këmbënguli
Rama, sepse Sali Berisha e ka mendjen
se si të mbrojë veten e oborrin e tij
nga hetimet për masakrën shtetërore
të Gërdecit, nga hetimet për grabitjen
e fondeve shtetërore të rrugës së kombit,
nga hetimet për marifetet
shumëmilionëshe të sekserit serb, që
ka kapur shtetin me gjithë Kryeministrin.
"Sali Berisha është kapur pas viktimave
të komunizmit për të shpëtuar
anijen e qeverisë së tij që po mbytet në
kënetën e korrupsionit. Madje, ai shkon
aq larg sa të mohojë publikisht, jo
vetëm deklaratën e qeverisë së Shteteve
të Bashkuara për antikushtetueshmërinë
e projektligjit famëkeq,
por edhe telefonatën me një zyrtar të
lartë amerikan e mik të shquar të shqiptarëve",
tha Rama. Qëndrimi ynë
është i qartë, garantoi Rama: Jemi gati
të hapim dosjet, të gjitha dosjet dhe
jemi gati të votojmë një ligj të standardeve
evropiane, që ka pëlqimin e
partnerëve tanë të pazëvendësueshëm
ndërkombëtarë. Rama rikërkoi
mbylljen e menjëhershme të
punës së Parlamentit për Kodin e ri
Zgjedhor me futjen për votim të dekretit
të Presidentit pa humbur asnjë
ditë. Pa u mbyllur kjo punë, tha ai, të
cilën jo vetëm ne por edhe partnerët
tanë euroatlantikë e quajnë urgjente,
Partia Socialiste nuk merr pjesë në asnjë
votim tjetër të Parlamentit.

OSBE-ODIHR: "Spiunët", implikime serioze kushtetuese dhe politike

Reagimi i një prej organizmave më
të rëndësishëm ndërkombëtarë
për draftin e PD-së për dosjet,
dje është përshkallëzuar në një
nivel më të përforcuar. Pas një deklarate
për mediat, të kreut të prezencës së OSBEsë
në Tiranë, Robert Bosh, një javë më parë,
dje ka ardhur një reagim zyrtar i selisë së
OSBE-së në Tiranë, por edhe drejtorit të
ODIHR-it, që përbën degën më të fuqishme
të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim
në Evropë. Dy zyrtarët ndërkombëtarë
i kanë kërkuar zyrtarisht
mazhorancës që të mos e miratojë draftin
mbi pastërtinë e figurave, por të zhvillojë
konsultime me grupet e interesit. Kryetari
i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori
Robert Bosh dhe drejtori i zyrës
së OSBE-së për institucione demokratike
dhe të drejtat e njeriut (ODIHR), ambasadori
Janez Lenarçiç, nxitën Parlamentin
shqiptar që të marrë parasysh shtyrjen e
votimit të planifikuar të projektligjit mbi
"Pastërtinë e figurave", në mënyrë që të
lihet kohë e mjaftueshme për konsultime
më të gjera. "Është e domosdoshme që çdo
proces lustrimi të plotësojë standardet
ndërkombëtare dhe të kryhet me një konsensus
sa më të gjerë", u shpreh Bosh.
Ndërkaq, drejtori i ODIHR-it, Lenarçiç,
theksoi se "ligji ka implikime serioze kushtetuese
e politike dhe shtyrja e votimit për
të lejuar konsultime më të gjera do të ishte
e mirëpritur". Ambasadorët theksuan se
Prezenca në Shqipëri dhe ODIHR-i ishin
të gatshëm të mbështesnin autoritetet
shqiptare nëse do t‘u kërkohej të jepnin
asistencën dhe ekspertizën e tyre mbi këtë
projektligj. Reagimi zyrtar i OSBE-së dhe
ODIHR-it ka ardhur pas qëndrimit refraktar
të mazhorancës në deklaratën mediatike
të diplomatit holandez, Robert Bosh,
javën e kaluar. Ditët e fundit po vihet re refuzimi
i parë nga ana e mazhorancës në
lidhje me rekomandimet e ndërkombëtarëve.
Refuzim, i cili pritet të ketë
pasoja të rënda në marrëdhëniet e Shqipërisë
me partnerët euroatlantikë.
OSBE-ODIHR janë dy nga organizatat që
janë ngarkuar nga Bashkimi Evropian,
por edhe institucione të tjera për të monitoruar
zhvillimet demokratike në vend,
duke nisur nga zgjedhjet, por edhe funksionimi
i balancimit të pushteteve dhe
ruajtja e pavarësisë së tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›