Rreh ish-gruan se u ankua në polici, arrestohet 45-vjeçari
Edhe pse ishin divorcuar ishbashkëshorti
jo vetëm që nuk
e linte të qetë në jetën e saj, por e
rrihte vazhdimisht sa herë që e
shihte në rrugë apo ambiente të
tjera. Dhuna ndaj grave, e cila sipas
shifrave zyrtare të policisë është
shtuar së tepërmi kohët e fundit,
ka çuar në pranga një burrë,
nga qyteti i Kavajës. Lajmi është
bërë i ditur nga burimet zyrtare të
Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.
Kështu, Policia e Tiranës tha ditën
e djeshme se, nga shërbimet e Komisariatit
të Kavajës, është bërë
arrestimi në flagrancë i Rifat Mustës,
45 vjeç, nga ky qytet. Sipas të
njëjtave burimeve, vënia në pranga
e 45-vjeçarit është bërë pasi, ai
ka thyer vendimin e gjykatës, i cili
nuk e lejonte të takonte ish-gruan
e tij. Nga burimet e policisë është
mësuar se, çifti ishte ndarë pak
kohë më parë pikërisht për shkak
të dhunës që bashkëshorti ushtronte
ndaj gruas së tij, për shkaqe
të ndryshme, veçanërisht xhelozie.
Kjo ka qenë arsyeja që gruaja
kishte vendosur të ndahej dhe më
pas të denonconte dhe burrin e saj
në polici për dhunë. Më vonë ishte
gjykata ajo që kishte vendosur
ndarjen e çiftit Musta, në qytetin e
Kavajës. Por njëkohësisht, togat e
zeza kishin dhënë dhe një tjetër
vendim. Rifat Mustës nuk i lejohej
që të shkonte dhe të takonte ishbashkëshorten
e tij. Por dhe kundër
vendimit, 45-vjeçari, e ka qëlluar
ish-gruan, e cila më pas e ka
përsëritur denoncimin në polici.
Arrestimi i tij, është bërë dy ditë më
parë, në orën 11:00, pasi dyshohet
se ka goditur ish-bashkëshorten e
tij, duke mos zbatuar kështu vendimin e gjykatës numër 641, të
datës 19 shtator 2008, tha policia.
Vendimi ishte lëshuar për urdhër
mbrojtje për gruan, e cila dhe më
parë ishte dhunuar sistematikisht.
Ndërkohë, luftës kundër
dhunës në familje iu kushtua një
rëndësi e veçantë edhe në analizën
vjetore të bluve të kryeqytetit zhvilluar
të premten e kaluar. Sipas
kreut të kësaj policie, Hamdi Fiora,
"një risi e re përgjatë këtij vitit, ka
qenë evidentimi dhe goditja e
krimit dhe dhunës në familje, si një
ndër shfaqjet që shqetëson më
shumë shoqërinë tonë. Struktura
e posaçme për hetimin e dhunës
në familje dhe krimet ndaj të miturve
ose të kryera prej tyre, i kanë
dhënë një impakt të ri punës në
këtë drejtim". Sipas deklarimeve
zyrtare, mësohet se janë rritur denoncimet
për rastet që ndiqen me
ankim. Për vitin 2008, veç dhjetëra
rasteve të trajtuara e zgjidhura me
pajtim midis palëve, janë kryer veprimet
procedurale dhe janë dërguar
për ndjekje penale 207 raste
për keqtrajtime dhe janë proceduar
penalisht 403 autorë, prej të
cilëve 16 të arrestuar në kushtet e
flagrancës dhe 387 të tjerë ndiqen
në gjendje të lirë. Gjithashtu, mësohet
se janë plotësuar 228 kërkesë
padi nga të cilat 32 janë shoqëruar
me kallëzim penal. Sipas Fiorës,
"për sa i përket punës në drejtim të
mbrojtjes së të miturve, është bërë
një punë e mirë në rritjen e bashkëpunimit
me institucionet dhe
organizatat joqeveritare, të cilat
punojnë në këtë drejtim, në
dhënien e asistencës së nevojshme
ligjore dhe psikologjike, si të miturve
të implikuar ashtu dhe atyre
të dëmtuar nga veprat penale.
jo vetëm që nuk
e linte të qetë në jetën e saj, por e
rrihte vazhdimisht sa herë që e
shihte në rrugë apo ambiente të
tjera. Dhuna ndaj grave, e cila sipas
shifrave zyrtare të policisë është
shtuar së tepërmi kohët e fundit,
ka çuar në pranga një burrë,
nga qyteti i Kavajës. Lajmi është
bërë i ditur nga burimet zyrtare të
Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.
Kështu, Policia e Tiranës tha ditën
e djeshme se, nga shërbimet e Komisariatit
të Kavajës, është bërë
arrestimi në flagrancë i Rifat Mustës,
45 vjeç, nga ky qytet. Sipas të
njëjtave burimeve, vënia në pranga
e 45-vjeçarit është bërë pasi, ai
ka thyer vendimin e gjykatës, i cili
nuk e lejonte të takonte ish-gruan
e tij. Nga burimet e policisë është
mësuar se, çifti ishte ndarë pak
kohë më parë pikërisht për shkak
të dhunës që bashkëshorti ushtronte
ndaj gruas së tij, për shkaqe
të ndryshme, veçanërisht xhelozie.
Kjo ka qenë arsyeja që gruaja
kishte vendosur të ndahej dhe më
pas të denonconte dhe burrin e saj
në polici për dhunë. Më vonë ishte
gjykata ajo që kishte vendosur
ndarjen e çiftit Musta, në qytetin e
Kavajës. Por njëkohësisht, togat e
zeza kishin dhënë dhe një tjetër
vendim. Rifat Mustës nuk i lejohej
që të shkonte dhe të takonte ishbashkëshorten
e tij. Por dhe kundër
vendimit, 45-vjeçari, e ka qëlluar
ish-gruan, e cila më pas e ka
përsëritur denoncimin në polici.
Arrestimi i tij, është bërë dy ditë më
parë, në orën 11:00, pasi dyshohet
se ka goditur ish-bashkëshorten e
tij, duke mos zbatuar kështu vendimin e gjykatës numër 641, të
datës 19 shtator 2008, tha policia.
Vendimi ishte lëshuar për urdhër
mbrojtje për gruan, e cila dhe më
parë ishte dhunuar sistematikisht.
Ndërkohë, luftës kundër
dhunës në familje iu kushtua një
rëndësi e veçantë edhe në analizën
vjetore të bluve të kryeqytetit zhvilluar
të premten e kaluar. Sipas
kreut të kësaj policie, Hamdi Fiora,
"një risi e re përgjatë këtij vitit, ka
qenë evidentimi dhe goditja e
krimit dhe dhunës në familje, si një
ndër shfaqjet që shqetëson më
shumë shoqërinë tonë. Struktura
e posaçme për hetimin e dhunës
në familje dhe krimet ndaj të miturve
ose të kryera prej tyre, i kanë
dhënë një impakt të ri punës në
këtë drejtim". Sipas deklarimeve
zyrtare, mësohet se janë rritur denoncimet
për rastet që ndiqen me
ankim. Për vitin 2008, veç dhjetëra
rasteve të trajtuara e zgjidhura me
pajtim midis palëve, janë kryer veprimet
procedurale dhe janë dërguar
për ndjekje penale 207 raste
për keqtrajtime dhe janë proceduar
penalisht 403 autorë, prej të
cilëve 16 të arrestuar në kushtet e
flagrancës dhe 387 të tjerë ndiqen
në gjendje të lirë. Gjithashtu, mësohet
se janë plotësuar 228 kërkesë
padi nga të cilat 32 janë shoqëruar
me kallëzim penal. Sipas Fiorës,
"për sa i përket punës në drejtim të
mbrojtjes së të miturve, është bërë
një punë e mirë në rritjen e bashkëpunimit
me institucionet dhe
organizatat joqeveritare, të cilat
punojnë në këtë drejtim, në
dhënien e asistencës së nevojshme
ligjore dhe psikologjike, si të miturve
të implikuar ashtu dhe atyre
të dëmtuar nga veprat penale.