E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi, PLL-ja: E djathta, edhe një mandat qeverisës



Legalistët kanë bindjen e tyre se përmes zgjedhjeve të reja të 28 qershorit, e djathta do të fitojë një tjetër mandat qeverisës. Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahiu, deklaroi dje se rezultati i forcës politike që drejton, në zgjedhjet e ardhshme, do të jetë një kontribut në marrjen e një mandati të dytë nga mazhoranca aktuale. Spahiu zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të degës së PLL-së Kurbin, ku dhe shprehu bindjen për fitoren e mazhorancës qeverisëse. "Pavarësisht mënyrës së konkurrimit, zgjedhjet e 28 qershorit kanë veçantinë se të gjitha partitë pjesëmarrëse do ta kenë veç emrin e tyre në fletën e votimit, çka shtron nevojën që PLL të pretendojë për mbledhjen e të gjitha votave të përkrahësve të saj, pa u shqetësuar se vota e tyre mund të nulifikohet", - tha Spahiu. Ai i kushtoi rëndësi cilësisë së kandidatëve të PLL-së, të cilët "duke u propozuar nga baza, do të gëzojnë konsensus të plotë në rang qarku". "PLL ka paracaktuar për të përfshirë në listën e saj kandidatë me integritet dhe reputacion të lartë moral, bartës të vetive qeverisëse dhe të çdo vlerë tjetër që është parashikuar në programin e Legalitetit", - tha Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›