E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, Pollo: Hapja në mënyrë të paanshme



Qeveria garanton Këshillin e Evropës se do të zbatojë në mënyrë korrekte dhe të paanshme ligjin e hapjes së dosjeve. Zëvendëskryeministri Genc Pollo priti dje raporterët e Këshillit të Evropës (KE), David Uilshire dhe Jako Lakso. Pollo vuri në dukje se "ligji i lustracionit bazohet në dokumentet e Këshillit të Evropës dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg, dhe i shërben synimit ndërkombëtarisht të mirëpranuar të shkëputjes nga e kaluara totalitare”. Reporterët e Këshillit të Evropës erdhën në Tiranë për të parë ecurinë e zbatimit të ligjit të lustracionit dhe situatën e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, ata zhvilluan takime me përfaqësues të lartë të shtetit dhe të partive politike parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›