Komisioni i jashtëm, ok tre ambasadorëve
Komisioni i jashtëm parlamentar miratoi dje tri kandidaturat e propozuara për ambasadorë në tri vende të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Me votat e deputetëve janë miratuar kandidaturat e Shpëtim Çaushit, i cili do të përfaqësojë shtetin shqiptar në Beograd; Vlater Ibrahimi, i cili do të na përfaqësojë në Gjermani; dhe Edmond Kraka për në Lisbonë të Portugalisë. Deputetët e mazhorancës i vlerësuan të tria figurat e ardhura në Komisionin e Jashtëm. Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, vlerësoi të tria figurat dhe karrierën e tyre. Ai u shpreh se kandidaturat janë diplomatë në përvojë të cilët do të shërbejnë për shtetin shqiptar në një moment deciziv. Edhe nënkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka, vlerësoi kandidaturat e ardhura. Komisioni i miratoi të tria kandidaturat pa praninë e opozitës e cila nuk mori pjesë në këtë mbledhje. Në një deklaratë për shtyp, nënkryetarja e këtij komisioni, Arta Dade, tha: “Nuk jemi dakord për shkak se kandidaturat po votohen në një moment jo të përshtatshëm, pasi jemi në periudhë zgjedhore”.