E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ligji për moshën e tretë, kërkesa modeste



Pas rrëzimit në Kuvend të ligjit për përkujdesjen ndaj moshës së tretë, lideri i LSI-së, z.Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me përfaqësues të moshës së tretë. Meta u shpreh se ajo çfarë parashikonte projektligji kanë qenë kërkesa më se modeste, për të zgjidhur një herë e mirë falas problemin e transportit ndërurban, për të zgjidhur falas problemin e transportit urban brenda qyteteve, për të ngritur me ligj qendrën e moshës së tretë, ashtu siç janë edhe detyrimet që vijnë nga Marrëveshja e Madridit, siç është garantimi falas i të gjitha medikamenteve për të gjithë personat e moshës së tretë, siç është pensioni i 13 që të jepet me ligj dhe jo të mbetemi thjesht tek shpërblimi që bëhet në fund të vitit. “Gjithashtu ne duam që të bëhet me ligj garantimi i shërbimit të specializuar mjekësor pranë çdo klinike dhe ambulance për moshën e tretë, garantimi i një shpërblimi për të gjithë personat e moshës së tretë që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuara dhe shumë elementë të tjerë, të cilët janë të domosdoshëm, jo për t’i bërë të pasur, siç tha ministri i Financave, por për t’u garantuar një mbijetesë sa më dinjitoze të gjithë pensionistëve dhe përfaqësuesve të moshës së tretë në vendin tonë”, - tha z. Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›