E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Prioriteti ynë, arsimi



Kryetari i PSSH-së, Edi Rama, bëri dje ndalesën e radhës në qytetin e Pukës në turin e tij të takimeve me Rrjetin e Vullnetarëve. Kryetari i PS-së theksoi se arsimimi është politika më e mirë ekonomike dhe se PS-ja konsideron arsimin dhe punësimin si parësi kryesore të programit të saj. “Ne do t'i bëjmë gjimnazet e universitetet tona hapësira të dijes, të konkurrencës e të meritës dhe do të garantojmë investimet e çdo familjeje për nxënësit e studentët, jo duke dhënë letra pa vlerë që quhen diploma, po duke i dhënë çdo diplome vlerën e saj”, - tha Rama gjatë këtij takimi. Ai vuri në dukje: “Ne kemi bindjen se arsimimi është politika më e mirë ekonomike dhe në 4 vjet do të bëjmë për arsimimin e fëmijëve e të të rinjve aq sa politika e vjetër nuk ka bërë në 18 vjet. Ne do ta mundim parazitizmin e detyruar, duke luftuar kudo e me të gjitha mënyrat me papunësinë dhe s'do të lejojmë që të rejat e të rinjtë të sorollaten gjithë ditën rrugëve e kafeneve për shkak se s'kanë ku shkojnë, apo të arratisen maleve për në Greqi, apo s'kanë ku punojnë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›