Situata politike, Ceka: Ja si është negociuar për krizat
Gjatë historisë së pluralizmit 15-vjeçar, krizat politike kanë qenë konstante në Shqipëri. Dhjetëra mediatorë të huaj ndihmuan në zgjidhjen e tyre, disa të tjerë dështuan. Pas afro dy dekadash, pas zgjedhjeve të para të lira, politika përballet me të njëjtën sfide, mungesën e dialogut dhe presionin në rritje të diplomatëve për të gjetur zgjidhjen. Sipas politikanit Neritan ceka, politika shqiptare ka krijuar një ndjenjë inferioriteti nga ndërmjetësit ndërkombëtarë, të cilët sipas tij jo gjithnjë duhen.
"Perpjekja per te ftuar nderkombetaret eshte gjithmone nje kompleks
inferioriteti qe kane shqiptaret, qe sa here nuk i zgjidhin punet e tyre
mundohen ta nderkombetarizojne ceshtjen dhe rezultatet kane qene
gjithmone negative per Shqiperine", thote Ceka.
Kanë qenë tre tryezat e rezultateve të kryesuara nga presidentët për
zgjidhjen e ngërceve. E para në '97 kur Franc Vranicki vendosi të
negociojë me të gjitha palët, duke u përpjekur të bindë presidentin e
atëhershëm Berisha për nevojën e një qeverie teknike dhe e ftoi opozitën
t’i bënte thirrje popullit të mos rrëmbente armët.
"Me kujtohet qe erdhi Vranicki dhe nuk i uli dot shqiptaret per te
gjetur nje zgjidhje, ishin vete shqiptaret qe ne nje moment te caktuar
vendosen ta bejne tryezen e partive politike me presidentin e atehershem
Berisha dhe gjeten zgjidhjen te zgjedhjet e parakohshme", vijon Ceka.
Një tjetër tryezë ishte ajo 2007, e thirrur nga presidenti Moisiu.
"Ishin zgjedhjet qe u diskutua ceshtja e kohes, pastertise se
zgjedhjeve, dhe perseri u be me iniciativen e presidentit Moisiu sepse
nuk pati nje zgjidhje ne Parlament", rrefen ai.
Po ashtu në 2008, në pritje të zgjedhjeve të 2009, presidenti Topi
organizoi tryezën e tre të partive. Por një tjetër sfidë e vështirë për
politikën shqiptare pas viteve 2000, ishte zgjedhja e presidentit të
Republikës në vitin 2002. Pas ndërhyrjes së kryetares se delegacionit të
Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Doris Pak, Nano dhe
Berisha ranë dakord për Alfred Moisiun si president.
Elona Gjylmi