Turku betohet para Topit si Ministër i Kulturës
Ardian Turku tani zyrtarisht zevendeson ish-ministrin Ylli Pango i shkarkuar nga kryeministri Berisha pas publikimit të një skandali seksual. Ceremonia u zhvillua sot paradite në Pallatin e Brigadave para Presidentit të Republikës së Shqiperisë, Bamir Topi
TIRANE-Ardian Turku betohet para Presidentit të Republikës si Ministër i ri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Ceremonia u zhvillua sot paradite në Pallatin e Brigadave para Presidentit të Republikës së Shqiperisë. Turku tani zyrtarisht zevendeson ish-ministrin Ylli Pango i shkarkuar nga kryeministri Berisha pas publikimit të një skandali seksual denoncuar nga emisioni Fiks Fare në Top Channel. Parlamenti miratoi pak ditë më parë dekretin e Presidentit per shkarkimin e Pangos me 100 vota pro dhe emërimin e ministrit të ri Ardian Turku. Pak para emërimit si ministër Turku ushtronte detyrën e kreut të Këshillit të Qarkut të Elbasanit.
(d.b/BalkanWeb)