Lejet, ndërtuesit kërkojnë afate
12/02/2009 Kuvendi zhvillon seancë dëgjimore me grupet e interesit. Dervishi: Duam më shumë transparencë
Ligji i ri parashikon sanksione për njësinë e urbanistikës deri tek anulimi i lejes
Përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë kanë kërkuar më shumë transparencë në procedurën e dhënies së lejeve nga organet vendimmarrëse. Të ftuar në Komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, ata kanë paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me ndryshimet e propozuara nga qeveria për urbanistikën. Ata u deklaruan parimisht dakord me parimin e miratimit në heshtje të kërkesës për leje ndërtimi, por ishin të paqartë lidhur me procedurat e mëtejshme që ndiqen për pajisjen e tyre me dokumente që vërtetojnë se kërkesa e tyre është pranuar. Po ashtu ata shprehën rezerva për sa u takon mbledhjeve të KRRT-ve sipas përcaktimeve ligjore dhe pjesëmarrjes në to. Komisioni nisi shqyrtimin e disa neneve të projektligjit dhe pranoi kërkesën e shoqatës për ndryshimin e afatit të dorëzimit të zbatimit të projektit nga 30 ditë në 60 ditë. Ky ligj do të zbatohet vetëm për kërkesat për leje pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit. Ndërsa ligji do të veprojë deri në hyrjen në fuqi të ligjit “Planifikimi territorial”, i cili ka hyrë në Kuvend dhe parashikohet të hyjë në fuqi një vit pas miratimit.
Shoqata e Ndërtuesve
Anëtari i bordit të Shoqatës së Ndërtuesve Arben Dervishi ka renditur vërejtjet dhe sugjerimet e shoqatës që ai përfaqëson lidhur me ndryshimet e ligjit. “Ne jemi dakord që ndryshimet ligjore parashikojnë sanksione për afatet e shkelura, por në ligj nuk parashikohen sanksione për afatet e mbledhjes së KRRT-ve. Ndonëse ato e kanë me ligj që të mblidhen një herë në muaj, praktika ka treguar se nuk mblidhen një herë në dy muaj dhe me shumë. Po ashtu procedura e zbardhjes është një pikë tjetër e paqartë. Jemi dakord me parimin e miratimit të heshtur, por se si do të procedohet më tej, ky ligj nuk e parashikon. Nëse ne nuk disponojmë një dokument, atëherë policia ndërtimore do ta cilësojë ndërtimin pa leje, ndërsa hipoteka nuk do ta hipotekojë atë”, - theksoi ai gjatë seancës së djeshme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Përballë këtij shqetësimi këshilltari i Kryeministrit për këtë çështje, Flamur Kuçi, ka sqaruar se i vetmi dokument që mund të disponojnë në këtë rast ndërtuesit është dokumenti i dorëzimit të kërkesës. Por nëse policia bashkiake nuk e njeh këtë dokument, atëherë ia pranoi se çështja zgjidhet edhe me gjykatë. “Nëse unë marr dokumentin me firmë dhe me vulë nuk kam nevojë për parimin e miratimit në heshtje. Ndërtuesit nuk mbeten pa dokumente, sepse kanë dokumentin e dorëzimit të projektit, i cili përdoret edhe para policisë ndërtimore dhe mund të vazhdojë ndërtimi. Nëse policia insiston, atëherë është rruga gjyqësore ajo që mund të vërtetojë në mënyrë të padyshimtë faktin se ky projekt është miratuar në heshtje”, - tha ai. Listës së ankesave të Shoqatës së Ndërtuesve iu bashkëngjit edhe kërkesa e tyre për të marrë pjesë në mbledhjet e KRRT-ve pa të drejtë vote. Për këtë çështje si përfaqësuesi i qeverisë, ashtu dhe anëtari i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës, Marin Biçoku, thanë se kjo kërkesë nuk është objekt i këtij ligji. “Është ligji ai që përcakton nëse mbledhjet bëhen të hapura ose të mbyllura. Nëse do të pranojmë kërkesën e këtyre shoqatave, atëherë duhet të pranojmë t’i bëjmë mbledhjet e hapura, pasi do kërkojnë të marrin pjesë edhe shoqata të tjera”, - tha ai.
Projekti
Materialet që kalojnë për kompetencë në KRRTRSH duhet të dorëzohen në sekretarinë e saj teknike jo më vonë se 10 ditë nga zbardhja. Seksioni i urbanistikës në qark përgatit vendimet e KRRT-së, dokumentacionin teknik, bashkë me kushtet urbanistike, të miratuara nga KRRT-ja, sipas nenit 6 të këtij ligji. Pas miratimit, 2 kopje origjinale të materialit ia dorëzon kërkuesit ose bashkisë/komunës në juridiksionin e së cilës ndodhet zona e studiuar jo më vonë se 5 ditë pas marrjes së vendimit të KRRT-së. Njësia e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, në bashkitë e kategorisë së parë, bashkitë e tjera dhe komuna siguron me kërkesën e të interesuarit azhurnimet e infrastrukturës: rrugë, kanalizime, elektrike, telefoni, intensitetin sizmik mbi bazën e studimit sizmologjik të marrë nga Instituti i Sizmologjisë, si shërbim “me një ndalesë” dhe ia dërgon kërkuesit brenda 10 ditëve nga kërkesa. Dokumenti i lejes i jepet personit 1 ditë pas datës së depozitimit të pagesës. Nëse pagesa nuk bëhet brenda 30 ditëve nga njoftimit për detyrimin ndaj shtetit sipas ligjit, për çdo ditë vonesë kamata llogaritet 0.2 % për 60 ditë dhe pas kësaj me 1 % deri në 0 ditë. Në rast të kundërt KRRT-ja merr masa deri në anulimin e lejes.
Flamur Kuçi (qeveri)
“Ndërtuesit nuk mbeten pa dokument, sepse kanë atë të dorëzimit të projektit. Nëse unë nuk marr një përgjigje brenda 45 ditëve nga bashkia, fakti që unë e kam dorëzuar këtë dosje, dhe e vërtetoj me dokumentin e dorëzimit, kjo normalisht përbën edhe dokumentin bazë dhe që unë e përdor edhe para policisë ndërtimore, nëse policia ndërtimore më shfaqet dhe me thotë ‘je pa leje ndërtimi’. Nëse policia insiston, atëherë është rruga gjyqësore.”
Miratimi në heshtje
Kur njësia e urbanistikës në përfundim të afatit 35-ditor, nuk dërgon në adresë të kërkuesit njoftimin për mospranimin e shqyrtimit administrativ të kërkesës ose në përfundim të procedimit për shqyrtim administrativ të kërkesës, depozitimin për shqyrtimin dhe miratimin e lejes së ndërtimit në KRRT. Atëherë kërkesa konsiderohet e pranuar në heshtje dhe dokumentacioni i përcillet për shqyrtim dhe miratim KRRT-së së njësisë vendore.
Sanksionet
Projekti parashikon sanksione për administratën e urbanistikës. Sipas tij, “kalimi për miratim i lejes së ndërtimit, qoftë edhe nëpërmjet heshtjes në shkelje të kushteve urbanistike për dhënien e lejes së ndërtimit të parashikuara në këtë ligj, përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës. Shkelja me dashje e dispozitave për kalimin për miratim të lejes së ndërtimit, qoftë edhe nëpërmjet heshtjes, sjell përgjegjësi penale sipas ligjit”.