E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ratifikimi i Luksemburgut

12/02/2009  Dukati i Madh i Luksemburgut ka ratifikuar Protokollin e të Anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përshëndet dhe e vlerëson këtë vendim si shprehje e mbështetjes së vazhdueshme të Luksemburgut për proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Ministria e Jashtme shpreh bindjen dhe ka marrë siguri të plotë se edhe 4 vendet e tjera anëtare të Aleancës që ende nuk e kanë ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit, shumë shpejt, në ditët dhe javët e ardhshme, do të përmbyllin të gjitha procedurat e nevojshme, duke i hapur rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, para Samitit të fillim prillit në Strasburg-Kehl.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›