Çuli: Partia e Metës - forcë e pavlefshme dhe e padëmshme
12/02/2009 PSD e LSI reagojnë mbi sondazhet elektorale
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialdemokrate komentuan dje sondazhet e publikuara gjatë këtyre ditëve mbi rezultatet e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Po nëse deri diku socialdemokratët i mirëpritën këto sondazhe, Lëvizja Socialiste për Integrim i cilësoi ato si të pavlefshme. Refuar këtyre sondazheve PSD-ja nuk vonoi të shigjentonte LSI-në. “LSI-ja është forcë në rënie për shkak të pazareve politike dhe veprimeve kundër interesave të së majtës, siç është loja me buxhetet lokale. Me këtë prirje zgjedhore, bazuar në sistemin elektoral, ajo del forcë e pavlefshme dhe e padëmshme”, - u shpreh deputetja socialdemokrate Diana Çuli. Megjithatë, sipas saj sondazhet shprehin qartë prirjen, por jo saktësisht shpërndarjen e votave. Por sipas kreut të LSI-së, Ilir Meta këto sondazhe përpiqen të dekurajojnë shqiptarët. “Në 28 qershor shqiptarët do t’i hedhin në koshin e plehrave edhe sondazhet e Gani Bobit, edhe sondazhet e Gani Zgobit. Kjo është një histori e cila ka përfunduar. Por, nuk dua të merrem me këto dy kompani, sepse ato duket qartë që janë Fazlliç -kompani, sepse po bëjnë Fazlliç -sondazhe dhe padyshim që shqiptarët janë shumë të ndërgjegjshëm se sa kanë vuajtur nga korrupsioni i kësaj lloj qeverisjeje, e cila kujton se do të shpëtojë me Fazlliç sondazhet”, vlerësoi Meta, lidhur me këtë çështje. Gjithashtu, po në këtë linjë, Meta u shpreh i bindur se “këto sondazhe nuk e ndalojnë dot dhe nuk e pengojnë dot këtë ndryshim të jashtëzakonshëm që po ndodh në Shqipëri çdo ditë”.