E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, reporterët e KiE-së, llogari Kushtetueses



Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, David Wilshire dhe Jako Lakso, të cilët vizituan dje Shqipërinë, kërkuan një takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, ku u interesuan për ligjin e pastërtisë së figurave ose siç njihet rëndom si ligji i dosjeve. Takimi mes tyre u zhvilluan në ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, reporterët e KiE-së kërkuan të dinin ecurinë e shqyrtimit të këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese si dhe nëse janë marrë në konsideratë kërkesat e Komisionit të Venecias. Ata kërkuan të dinë për ecurinë e shqyrtimit të ankimimit të ligjit nr. 10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve” pas marrjes së opinionit Amicus Curiae nga Komisioni i Venecias si dhe për çështje të tjera të shqyrtuara nga kjo gjykatë për vitin 2009. Reporterët e KiE-së ndodhen në Shqipëri në kuadër të misionit të tyre faktmbledhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›