Dosjet sekrete të Rakida Datit, që trazojnë ëndrrat e Sarkozisë
Rakida Dati, kundër Nikolas Sarkozisë? Dihet se në politikë gjithçka është e mundur. Miqësitë dhe aleancat marrin fund: mund të ndodhë që një ish e/i preferuar, për të shmangur shkarkimin nga detyra, përgatit kundërveprimet. Pikërisht, sipas të përjavshmes franceze "Le Point", kështu ka vepruar edhe ministrja e Drejtësisë së Francës kundër Presidentit Sarkozi, duke i bërë presion me anë të disa dosjeve komprometuese. Ajo ripohon se ka qenë shumë besnike ndaj Presidentit Sarkozi, por nuk mund të mohojë se prania e saj në qeveri është bërë mjaft e komplikuar. Një situatë që mund të zgjidhet pa dëme, vetëm për shkak të shtatzënisë së saj që është drejt fundit (flitet për në janar të 2009-ës). Më në fund një lajm i mirë edhe për shtypin rozë, i cili ka gjithë këto muaj që kërkon emrin e vërtetë të babait.
Gjithsesi, parabola zbritëse e një prej simboleve të Elizesë duket e pandalshme. Ky është opinioni që kanë dhënë kolegët e qeverisë, të cilët nuk e durojnë dot ministren e Drejtësisë dhe Zonja e Parë, Karla Bruni, që nuk i ka pëlqyer kurrë miqësia e Rakidës me ish-gruan e Sarkozisë, Sesilian. Nëse suksesi do të përcaktohej vetëm nga rezultatet, Rakida mund të jetë krenare në këtë pjesë. Pas shumë polemikave, ministrja ka filluar punën për zbatimin e reformave në drejtësi, për të cilën në Francë po diskutohet prej dekadash. Atëherë kur askush nuk i besonte dhe njerëzit ishin skeptikë për kandidaten bukuroshe, ajo arriti të merrte titullin e ministres së Drejtësisë. Rakida ka përfaqësuar për Francën atë që Presidenti Sarkozi kërkonte në të vërtetë: integrimin dhe afirmimin shoqëror të një zonjushe të re, e cila mban mbi shpatulla sakrifica të mëdha për të studiuar, për të bërë karrierë dhe në të njëjtën kohë të mbante 11 vëllezër, dy prej të cilëve me kurrikulume gjyqësore jo të pastra.
Në fakt, suksesi i saj filloi të venitej, për shkak të imazhit dhe sjelljeve jo shumë të hijshme. Shpenzimet e kota të Rakidës janë pothuajse të barabarta me sforcon për të arritur në majë. Prej kohësh pëshpëritet për daljen e saj nga qeveria dhe se nuk janë më thashetheme korridoresh irritimi dhe zhgënjimi i Sarkozisë karshi saj. Presidenti, shumë i kujdesshëm ndaj sondazheve, duket se është i lodhur nga kapriçiot dhe gafat e një ministreje, e cila është gjithmonë e fokusuar në objektivin e gazetave rozë dhe shpeshherë shkas për konfliktet politike.
Lista është e gjatë: shërbimet fotografike për "Dior"-in, dorëheqjet e njëpasnjëshme, rebelimi i gjyqtarëve, shfaqja me bizhuteri të shtrenjta, shpenzimet në përfaqësi të ministrisë, batutat e pjesëtarëve të qeverisë, kërkesat për të marrë pjesë në ceremoni më të larta se të rangut të saj. Këtyre u shtohen edhe shumë situata të tjera që kanë krijuar ngatërresa: pritja e gjatë dhe e padobishme në paradhomën e sindikalistëve të personalit të burgjeve, ndërsa ajo - ministrja - hante mëngjes me princin e Montekarlos; faljet e shtirura që nuk priti ministrin suedez të Drejtësisë; udhëtimet e vazhdueshme (jo të justifikueshme) në Katar.
Së fundmi, Rakida nuk është parë më në qeveri. Ministrja aktuale e Drejtësisë franceze ka ndërmend të transferohet jashtë shtetit pasi të lindë. Gjithashtu, ajo dëshiron t‘i japë lamtumirën edhe politikës kombëtare. Këtë lajm ua ka bërë të ditur disa miqve të ngushtë. Thashethemet qarkullojnë në të gjithë internetin, por mediat nuk e pohojnë ende një gjë të tillë. Rakida Dati është e zhgënjyer nga qëndrimi i Presidentit Nikolas Sarkozi kundrejt saj, i cili fillimisht e mbështeti, më pas e përbuzi. Gjithsesi, Dati ka vendosur që të jetojë në një shtet tjetër.
Dati ripohon se ka qenë shumë besnike ndaj Presidentit Sarkozi, por nuk mund të mohojë se prania e saj në qeveri është bërë shumë e komplikuar
Rakida Dati është e zhgënjyer nga qëndrimi i Presidentit Nikolas Sarkozi kundrejt saj, i cili fillimisht e mbështeti, më pas e përbuzi. Gjithsesi, Dati ka vendosur që të jetojë në një shtet tjetër
Së fundmi, Rakida nuk është parë më në qeveri. Ministrja aktuale e Drejtësisë franceze ka ndërmend të transferohet jashtë shtetit pasi të lindë. Gjithashtu, ajo dëshiron t‘i japë lamtumirën edhe politikës kombëtare
Presidenti, shumë i kujdesshëm ndaj sondazheve, duket se është i lodhur nga kapriçiot dhe gafat e një ministreje, e cila është gjithmonë e fokusuar në objektivin e gazetave rozë dhe shpeshherë shkas për konfliktet politike
Rakida ka përfaqësuar për Francën atë që Presidenti Sarkozi dëshironte në të vërtetë: integrimin dhe afirmimin shoqëror të një zonjushe të re, e cila mban mbi shpatulla sakrifica të mëdha për të studiuar, për të bërë karrierë dhe në të njëjtën kohë të mbante 11 vëllezër