Kavajë, plagosen tre persona në aksident
Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në aksin rrugor
Kavajë-Rrogozhinë, duke sjellë plagosjen e tre
personave. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur
se nga Komisariati i Kavajës janë njoftuar se në orën 12.00,
Xhezmi Oshafi, 55 vjeç, lindur dhe banues në Berat, duke
drejtuar mjetin tip "Benz", me targa BR 0241 B, në vendin
e quajtur Kërcukaj, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë,
ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një
mjet tip "Benz", me targa FR 9796 B. "Mjeti tjetër ishte i
parkuar në anë të rrugës dhe për pasojë janë aksidentuar
drejtuesi i mjetit Xhezmi Oshafi, Esma Oshafi, 53 vjeçe,
lindur dhe banuese në Berat, e cila ishte pasagjere në
mjet dhe Ardian Alimeta, 48 vjeç, lindur dhe banues në
Librazhd. Alimeta ka qenë në bankinën e rrugës në këmbë
në momentin e aksidentit", deklaroi Drejtoria e Policisë së
Tiranës. Sipas të dhënave, personat e aksidentuar u
dërguan në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut
për jetën. U kryen veprimet procedurale dhe materialet
do t‘i kalojnë prokurorisë, për procedim në gjendje të lirë
në ngarkim të Xhezmi Oshafit, për veprën penale të
"shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".