E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanosi policin, pranga 34-vjeçarit

Policia e Fierit ka arrestuar në
flagrancë një 34-vjeçar për
kundërshtim të forcave të rendit.
Ka qenë mbrëmja e ditës së
hënë kur Altin Haka, 34 vjeç,
banor i lagjes "1 Maji", është përballur
me një nga efektivët blu
të Komisariatit të Fierit. Efektivi
i policisë, me detyrë specialist i
parandalimit të krimit dhe
policimit në komunitet, ka shkuar
me shërbim në lagjen "1
Maji" të qytetit për të ushtruar
një kontroll në terren në lidhje
me një detyrë të ngarkuar nga
eprorët e tij. Aty ai është përballur
me 34-vjeçarin, në afërsi të
një lokali. Nuk dihet nëse efektivi
i policisë dhe i riu Altin Haka
kishin pasur debate edhe më
parë, por ajo që është e provuar
tashmë është konfrontimi i së
hënës, gjatë të cilit punonjësi i
policisë është ofenduar dhe
kërcënuar. Polici i ka thënë atij
se duhej që ta shoqëronte në
komisarit për një verifikim, por
ky i fundit jo vetëm që e ka
kundërshtuar shoqërimin në
komisariat, por edhe e ka kanosur
atë. Menjëherë kolegët e specialistit
të parandalimit të krimit
në Drejtorinë e Policisë së
Qarkut Fier ka bërë arrestimin
në flagrancë të 34-vjeçarit tashmë
të akuzuar për dy vepra penale:
"kundërshtim të punonjësit
të policisë" dhe "kanosje
për shkak të detyrës".
M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›