E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror me plumba në një banesë, arrestohet

Terror ka pësuar edhe një
familje tjetër në Tiranë, por
këtë radhë jo nga maskat, por nga
të shtënat e armëve. Një person ka
qëlluar disa herë në drejtim të
banesës së Sali Hoxhës, duke terrorizuar
familjen e tij. Për këtë
ngjarje, policia ka mundur të
identifikojë dhe të arrestojë autorin
në një kohë shumë të shkurtër.
Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës bënë të
ditur se nga seksioni kundër krimeve
ndaj jetës dhe shëndetit
është bërë arrestimi i Gëzim Hoxhës,
49 vjeç, lindur dhe banues
në fshatin Qinam. Policia shpjegoi
se arrestimi i tij u bë, pasi tri
ditë më parë, në orën 19.00, për
motive të dobëta, ka qëlluar me
armë në drejtim të banesës së Sali
Hoxhës. Burimet nga grupi hetimor
shpjeguan se nga kjo ngjarje
është terrorizuar familja Hoxha,
ndërkohë që gjurmët kanë mbetur
edhe në murin e banesës. U
kryen veprimet procedurale dhe
në cilësinë e provës materiale u
sekuestrua një armë zjarri, tip
pushkë, e cila mendohet se është
arma e përdorur për kanosje. Materialet
do t‘i kalojnë prokurorisë
për veprën penale të "armëmbajtjes
pa leje" dhe "kanosjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›